
Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Shtator 2022

Numri i lartë i azilkërkuesve dhe emigrimi i paligjshëm përmes kanalit të “La Manshit”, ku shqiptarët përbënë këtë verë numrin më të lartë të atyre që kalonin në drejtim të ishullit me gomone, përbën për kryeministren e sapozgjedhur të Britanisë së Madhe, Liz Truss një ndër sfidat më të mëdha.
Por, duket se liderja e re e ka një zgjidhje dhe pasi i ofroi britanikëve planin e qeverisë së saj për të përballuar krizën ekonomike dhe energjitike që ka kapluar vendin, tashmë ka njoftuar zbulimin e projektit për të kontrolluar që në start emigracionin drejt Britanisë.
Sipas paketës së Truss, Britania do të nisë një rishikim të madh të sistemit të lëshimit të vizave në një lëvizje për të trajtuar mungesat akute të fuqisë punëtore në industritë kryesore.
Sipas raportit të zbuluar fillimisht në Financial Times, kryeministrja është e gatshme që të sfidojë disa nga kolegët e saj të kabinetit kundër imigracionit duke bërë ndryshime në “listën e profesioneve të munguara”.
Dhe kjo do të thotë as më shumë e as më pak, por lejimin e disa llojeve të veçanta të industrive që të rekrutojnë më shumë staf nga jashtë, në profesione që nuk ngelen vetëm në nivel inxhinierësh, por përfshijnë edhe një brez më të gjerë të kualifikuarish.
Rishikimi mund të miratojë gjithashtu një lehtësim të kërkesës për të folur anglisht në disa sektorë për të mundësuar më shumë punëtorë të huaj në vend, thuhet në raport, ku citohet një zyrtar i Downing Street.
Ndërkohë, i pyetur në lidhje me idenë se rregullat e imigracionit mund të zbuten, Ministri i Financave të Mbretërisë së Bashkuar Kwasi Kwarteng i tha BBC të dielën: “Nuk ka të bëjë me lehtësimin e rregullave. E gjithë çështja në lidhje me debatin e Brexit nëse duam të zbresim atje ishte që ne duhet të kontrollojmë imigracionin në një mënyrë që funksionon për Mbretërinë e Bashkuar”.
I pyetur nëse do t’i shtoheshin më shumë profesione listës së njerëzve që mund të hyjnë legalisht në ishull, Kwarteng tha se Ministra e Brendshme do të japë një përditësim në javët në vijim për çështjen.
“Sekretari i Brendshëm do të bëjë një deklaratë në javët e ardhshme. Por ne duhet ta rrisim këtë ekonomi”, theksoi Kwarteng.
Truss, e cila mori detyrën në fillim të këtij muaji, ka pasur pak mundësi për të pasqyruar vizionin e saj për vendin, por gjatë një udhëtimi në Nju Jork javën e kaluar tha se ishte e përgatitur të merrte vendime jopopullore në rastet kur qeveria kërkon të stimulojnë rritjen ekonomike.
Ndërkaq, Financial Times në raportin e saj shton gjithashtu se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është e vendosur të heqë kufirin për punëtorët sezonalë nga jashtë që punojnë në bujqësi.
Më të lexuarat


Lufta në Ukrainë/ Ministria britanike zbardh prapaskenat: Forcat ruse kanë kaluar në mbrojtje, ja çfarë pritet

“Do të të vras”, kërcënohet me vdekje prokurori i njohur, po heton ish-presidentin e...

Zbulohet se diçka po kurdisin në fshehtësi me biseda telefonike Erdogan dhe Putin

A po shkon bota drejt shuarjes? Tmerrohet SHBA-ja, merr goditjen më të fuqishme nga ky fenomen natyror që vrau me dhjetëra banorë dhe...

"Mund të jetë katastrofik për vendin tonë"/ Trump paralajmëron vdekje dhe rrënim nëse arrestohet

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë rrezikon të shpërthejë, ja si mund të përsëritet katastrofa “Fukushima”

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

"Do të vras"/ E rëndë ajo që po i ndodh prokurorit që po heton Donald Trump

“Do t’i japin tre goditje forcave ruse”/ Aleati i Putinit shfaq hartën e Krimesë, tregon se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë: Ç'po bën armiku se pranvera po vjen?
