BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Bota

Britania synon luftimin e koronavirusit me karantinë e ndëshkime, zbulohen masat e rrepta ndaj vizitorëve

Britania synon luftimin e koronavirusit me karantinë e ndëshkime,

Britania e Madhe synon që me masat e karantinës të mënjanohet që infeksionet e mundshme nga jashtë ta shkaktojnë një valë të dytë pandemie në këtë vend, thotë ministrja e Punëve të Brendshme, Priti Patel. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë nga 8 qershori, pavarësisht nënshtetësisë së tyre, duhet të lenë në kufi të dhënat e kontaktit dhe adresën.

Britanikët që vijnë nga jashtë duhet të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre, të tjerët duhet të marrin masa për izolimin. Kush nuk e respekton karantinën duhet të llogarisë me gjoba deri 1000 paund (rreth 1117 euro). Sipas mediave britanike, karantina do të kontrollohet në mënyrë sporadike. Kjo masë fillimisht është e pakufizuar në kohë. Çdo tre javë do të kontrollohet zgjatja e saj.

Përjashtime ka për pak persona. Shoferët e transportit, punëtorët sezonalë, udhëtarët nga Irlanda, Isle of Man dhe ishujt e kanalit të La Manshit, si dhe personeli mjekësor që jep kontribut në luftën kundër pandemisë mund të lëvizin pa kufizime në vend.

Qeveria britanike është kritikuar për shkak të mënyrës së veprimit me koronavirusin. Në asnjë vend tjetër në Europë nuk ka pasur kaq shumë raste vdekjesh që lidhen me COVID-19 sa në Britaninë e Madhe. Mendohet që në BM të jenë mbi 41.000 raste. Ndërkohë numri i infektimeve të reja ka rënë. DW

Më të lexuarat