BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Britania zihen nga kritikat për favorizimet e kryeministrit për këshilltarin, ministri dorëzon karrigen

Britania zihen nga kritikat për favorizimet e kryeministrit për

Ministri për Skocinë, Douglas Ross dha dorëheqjen duke u bërë "viktima" e parë e qeverisë britanike për çështjen e shkeljes të masave të bllokimit që përfshin këshilltarin më të lartë të kryeministrit Boris Johnson.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Ross, anëtar i Partisë Konservatore në pushtet, tha se "një shumicë e madhe e njerëzve nuk ishin dakord me veprimet e Dominic Cummings, këshilltarit të kryeministrit në qendër të polemikës.

"Nuk kam komentuar publikisht për situatën me Dominic Cummings pasi kam pritur të dëgjoj detajet e plota. Unë e mirëpres deklaratën për të sqaruar çështjen, por mbeten ende disa aspekte për t’u shpjeguar me të cilat kam probleme. Si rezultat i kësaj, unë kam dhënë dorëheqjen si ministër i Qeverisë", tha Ross.

Cummings, këshilltari më i lartë i kryeministrit Johnson, është akuzuar për shkeljen e rregullave të bllokimit duke udhëtuar për qindra kilometra në të gjithë vendin.

Ai është mbrojtur duke sqaruar se po bënte gjënë e duhur për familjen e tij, pasi që ai dhe gruaja e tij ndiheshin të sëmurë dhe nuk kishin njeri që të kujdeset për fëmijën e tyre në Londër.

Shpjegimet e tij nuk e kanë ndryshuar ndjeshëm opinionin publik lidhur me çështjen, përveç qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit, i cili doli në mbështetje të tij.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Ross ndau gjithashtu pikëpamjet e tij për mbrojtjen e Cummings.

"Duke qenë vetë baba, instinkti im është të bëj gjithmonë atë që është më e mira për djalin dhe gruan time. Ne kemi pasur fatin që nuk jemi prekur nga ky virus i tmerrshëm, por nëse do të prekemi, jemi të gatshëm të ndjekim këshillat e qeverisë dhe të qëndrojmë në shtëpi për ta parandaluar virusin", tha ai.

"Ndërsa qëllimet mund të kenë qenë të mira, reagimi ndaj këtij lajmi tregon se interpretimi i Cummings i këshillave të qeverisë nuk u nda nga shumica e njerëzve që kanë vepruar ashtu siç kërkoi qeveria", theksoi ai.

Njëzet deputetë që i përkasin partisë në pushtet dëshirojnë dorëheqjen e Cummings, kurse partitë opozitare pritet të takohen për të shqyrtuar çështjen. Madje edhe disa media lokale kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij. 

Në një deklaratë të shkurtër, “Downing Street” deklaroi se kryeministri Johnson shpreh keqardhje për vendimin e Ross për dorëheqje. "Kryeministri dëshiron të falënderojë Douglas Ross për shërbimin e tij ndaj qeverisë dhe shpreh keqardhje për vendimin e tij për dorëheqje si sekretar parlamentar i shtetit për Skocinë", thuhet në deklaratë.