BREAKING NEWS

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë, surprizon me deklaratën për Kryemadhin: Jam mërzitur! Do ju tregoj mesazhet e Monikës e Vasilit

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e
x

Bota

Bullgaria akuzon tjetër zyrtar për spiunazh për Rusinë

Bullgaria akuzon tjetër zyrtar për spiunazh për Rusinë

Bullgaria ka akuzuar sot ish-deputetin socialit Nikolai Malinov për spiunazh për Rusinë dhe pastrim parash për organizatat ruse.

Një ditë më parë Sofia akuzoi kreun një organizate jo-qeveritare me të njëjtat shkelje.

Prokurori i përgjithshëm Sotir Tsatsarov, tha se Malinov mund të dënohet me 5 -15 vjet burg. Ndërkohë ai është liruar me kusht dhe ashtu si i akuzuari tjetër, i është ndaluar largimi nga vendi.


Malinov akuzohet se ka marra para për kalimin e sekreteve shtetërore te dy organizata ruse. Një prej tyre është ‘Komuniteti i Shqiponjës Dykrenare’, dhe i dyti është ‘Instituti Rus i Studimeve Strategjike’.


Sipas Tsatsarov, informacionet kishin lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare të Bullgarisë.


Në lidhje me çështjen autoritetet bullgare kanë vendosur gjithashtu një masë ndalim hyrjeje 10-vjeçare për Leonid Reshetnikov, ish-agjent i inteligjencës ruse i dalë në pension në 2009 në rang gjenerali.


Reshetnikov ka drejtuar Institutin Rus të Studimeve Strategjike në vitet 2009-2017. SHBA thotë se kjo organizatë ka punuar për influencimin e rezultateve të zgjedhjeve amerikane 2016 në favor të Donald Trump.