BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Bota

Cavusoglu: Do ta pushtojmë përsëri Sirinë, SHBA dhe Rusia kanë dështuar

Cavusoglu: Do ta pushtojmë përsëri Sirinë, SHBA dhe Rusia
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusog tha se Ankaraja do të nisë një operacion të ri ushtarak në verilindje të Sirisë nëse zona nuk pastrohet nga ata që ai quan terroristë.
 
Diplomati turk u citua të thoshte se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dështuar, pasi nuk kanë bërë atë që kërkohej sipas marrëveshjeve që ndaluan një ofensivë turke kundër milicisë kurde në verilindje të Sirisë muajin e kaluar.
 
"SHBA dhe Rusia nuk kanë arritur të ndërmarrin hapat e nevojshëm sipas marrëveshjeve me Ankaranë. Nëse territoret nuk pastrohen nga njësitë kurde, ne do të rifillojmë operacionet, "siguroi Ministri i Jashtëm turk, siç raportohet nga Haberturk dhe Yeni Safak.
 
Chavusolgou theksoi se vendi i tij dëshiron të "heqë qafe kërcënimin terrorist".