BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Bota

Ceremonia ndërkombëtare përkujtimore me liderë nga e gjithë bota më 6 qershor, Franca injoron kreun e Kremlinit në 80-vjetorin e D-Day, zbardhen detajet

Ceremonia ndërkombëtare përkujtimore me liderë nga e

Franca deklaroi se nuk do ta ftojë presidentin rus, Vladimir Putin për të përkujtuar 80-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore, në fillim të qershorit.

Megjithatë, Rusia do të ftohet të dërgojë një përfaqësues.

”Federata Ruse ka zhvilluar një agresion kundër Ukrainës për më shumë se dy vjet, të cilën Franca e dënon me termat më të ashpër”, njoftuan organizatorët shtetërorë të përkujtimit të ditës së njohur si D-Day.

”Duke pasur parasysh këto rrethana, presidenti Putin nuk do të ftohet të marrë pjesë në përkujtimet e zbarkimit në Normandi. Megjithatë, Rusia do të ftohet të përfaqësohet për të nderuar rëndësinë e angazhimit dhe sakrificave të popullit sovjetik dhe kontributin e tyre në fitoren e vitit 1945”, theksojnë ata.

Ceremonia ndërkombëtare përkujtimore me liderë nga e gjithë bota do të zhvillohet më 6 qershor në bregun e Normandisë.

Putin mori pjesë në ceremonitë në Francën veriore 10 vjet më parë dhe u takua, ndër të tjera, me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Barack Obama.

Operacioni masiv ushtarak, 80 vjet më parë, ishte preludi i çlirimit të Francës dhe Evropës Perëndimore nga sundimi nazist.

Përafërsisht 4 100 mjete ulëse me më shumë se 150 000 trupa u nisën për në Francën veriore nga Portsmouth në Britaninë e Madhe.

Forcat aleate përbëheshin kryesisht nga trupa nga SHBA, BM, Kanadaja, Polonia dhe Franca.