
“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Covid-19 doli nga laboratori i saj? Shkencëtarja nga Wuhani bën paralajmërimin e frikshëm

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Dhjetor 2020

Lakuriqët e natës në rajonet kufitare të jugut dhe jug-perëndimit të Kinës strehojnë koronavirusë të tjerë që tashmë kanë aftësinë të kalojnë te njerëzit, ka thënë një shkencëtare e njohur kineze.
Dr Shi Zhengli i Institutit të Virologjisë Wuhan tha se këto viruse, përfshirë të afërmit e ngushtë të Sars-CoV-2, i cili shkakton Covid-19, ka të ngjarë të qarkullojnë në natyrë përtej Kinës.
“Ne nuk duhet t’i kërkojmë vetëm në Kinë, por edhe në vendet e Azisë Jugore”, tha Shi.
Komentet e saj erdhën ndërsa dy ekipe ndërkombëtare – njëra e koordinuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe një tjetër e ngritur nga revista mjekësore Lancet – përgatiten për të hetuar origjinën e pandemisë, një vit pasi filloi zyrtarisht.
Laboratori i Shi u akuzua se ishte burimi i një rrjedhje aksidentale virale në fillim të vitit. Nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimin dhe Shi e ka mohuar atë me forcë.
Virologia nuk sugjeroi që Kina të eliminohej nga hetimet, vetëm se ato kërkime duhet të shkonin përtej Kinës.
Rezervuari natyror për Sars-CoV-2 mendohet se janë lakuriqët e natës, dhe megjithëse Shi tha se virusi ka shumë të ngjarë të kalonte te një kafshë tjetër para se të arrinte tek njerëzit, ajo kafshë e ndërmjetme ende nuk është identifikuar.
Më të lexuarat


Në një kohë kur Shqipëria është në pritje të 10750 dozave, Pfizer bën njoftimin e papritur

Kishte grupe që do të kapnin e vrisnin ligjvënës në Kapitol? Prokurori Sherwin zbulon prapaskenat e forta

Çfarë shkakton Covid-19 në trurin e njeriut? Ja çfarë zbulojnë autopsitë e pacientëve që ndërruan jetë nga koronavirusi

Gjatë gërmimeve për ndërtimin e aeroportit, punëtorët mbeten të shtangur nga ajo që zbulojnë

Italia e para në BE për personat që kanë marrë vaksinën anti-Covid/ Kryeministri Conte jep mesazhin e RËNDËSISHËM

Çfarë po ndodh në SHBA? Hetime mbi përgatitjet e policisë për protestën e dhunshme në Kapitol

DW: Tre kandidatët për kryetar të CDU që kanë shanse të përafërta për të fituar postin për të drejtuar Gjermaninë

Vjen deklarata 'BOMBË' nga SHBA, CNN: Protestuesit në Kapitol donin të vrisnin...

Joe Biden jep alarmin, tregon se çfarë po ndodh në SHBA

Protesta të dhunshme në ditën e inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden? Zbulohet lëvizja urgjente e FBI-së, ja metoda që po përdorin për të parandaluar trazira!
