BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Bota

Covid-19 fut SHBA-në në telashe, virologu i njohur Fauci e thotë troç: Vendi po përballet me një problem serioz

Covid-19 fut SHBA-në në telashe, virologu i njohur Fauci e thotë

Shefi i sëmundjes infektive në SHBA, dr Anthony Fauci thotë se kombi ka një "problem serioz" pasi 16 shtete po përballen me një goditje në rastet e Covid-19.

Fauci tha: "E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë, është ta mposhtim së bashku".

Ndërsa ekspertët e shëndetit thanë që duhet të bëhen më shumë për të ngadalësuar përhapjen, nënkryetari Mike Pence vlerësoi përparimin e SHBA-së.

SHBA-ja pati një goditi një të përditshme të lartë me 40.000 raste të reja me infektime.

Grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu nxiti mijëra persona që të testohen, edhe nëse janë asimptomatikë.

Pence tha se presidenti kërkoi që grupi i punës të adresojë popullin amerikan në mesin e rritjeve të infeksioneve dhe pranimeve në spitalet në të gjithë shtetet jugore dhe perëndimore.

Në Teksas, Florida dhe Arizona, planet e rihapjes janë ndalur për shkak të rigjallërimit të virusit.

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA vlerësojnë se numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar.