BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Bota

COVID-19, Italia merr vendimin më të fundit për situatën e pandemisë

COVID-19, Italia merr vendimin më të fundit për situatën e

Qeveria italiane ka zgjatur masat që synojnë të ndalojnë përhapjen e koronavirusit deri më 7 shtator, sipas një dekreti të lëshuar nga kabineti i kryeministrit Giuseppe Conte.

Maskat duhet të vazhdojë të vishen në hapësira të mbyllura publike, njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike nga njëri-tjetri dhe tubimet e mëdha mbeten të ndaluara.

Conte foli për “masa të balancuara” dhe se ”duhet të mbetemi vigjilent kundër virusit”.

Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit.

Por, dekreti lejon që anijet duhet të lundrojnë përsëri nga 15 shtatori dhe se rregullat e rrepta të higjienës duhet ende të respektohen në bordet e tyre.

Nga 1 shtatori, panairet tregtare do të lejohen të hapen përsëri.

Tre miliardë euro të tjera (3,5 miliardë dollarë) u vënë në dispozicion për turizmin dhe kulturën.

Kryeministri u bëri thirrje italianëve që të vazhdojnë të marrin pjesë në masat për frenimin e koronavirusit.

“Ne nuk duhet të mbetemi prapa dhe të zhbëjmë përpjekjet tona”, tha ai.

“Unë i kuptoj të rinjtë që dëshirojnë të kthehen në jetën e natës, por njeriu duhet të sillet me përgjegjësi. Shëndeti i të dashurve tuaj është në rrezik”, theksoi Conte.

Më të lexuarat