Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Bota

COVID-19/ Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë tregon çfarë duhet të kenë të qartë njerëzit kur flitet për vaksinën

COVID-19/ Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë tregon

Njerëzit duhet të mendojnë për vaksinën si një mjet për të evituar atë që quhet pandemi, por jo si diçka që ka sukses dhe vendos kontroll. Këtë deklaron eksperti dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Anthony Fauci.

Në një intervistë të fundit ai thotë se shanset e shkencëtarëve për krijimin e një vaksinë mjaft të efektshme-pra ajo që ofron 98% ose më shumë mbrojtje të garantuar, në të vërtetë janë të pakta.

Ai thotë se shkencëtarët po shpresojnë për krijimin e një vaksine koronavirusi që të jetë të paktën 75% efektiv, por edhe nëse është 50% efektiv është i pranueshëm.

FDA amerikane ka njoftuar se do të autorizojë daljen në treg të një vaksine koronavirusi për sa kohë është i sigurt dhe të paktën 50% efektiv.

Një vaksinë efektive në masën 50% do të ishte afërsit e njëjtë me atë të gripit, por nën efektivitetin e një doze vaksinimi me atë të fruthit, e cila është 93% efektive.

Doktor Fauci nënkupton se vaksina mund të ketë efekt, por nuk dihet se sa do zgjasë ky efekt dhe a do e shuajë këtë pandemi.