BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Bota

COVID-19 prek edhe organet e larta shtetërore, infektohet nga virusi edhe Presidentja e këtij shteti

COVID-19 prek edhe organet e larta shtetërore, infektohet nga virusi edhe

Koronavirusi nga dita në ditë po prek edhe organet shtetërore. Jeanine Anez, presidentja e përkohshme e Bolivisë ka njoftuar se është infektuar me koronavirus dhe është karantinuar në shtëpinë e saj.

“Tani, unë do të qëndroj në karantinë për 14 ditë dhe pastaj do të shohim se si do të jenë kushtet e mia”, tha ajo në një video në rrjetet sociale

Anez e mori detyrën në 12 nëntor 2019, pas dorëheqjes së Evo Morales, ndërsa tha se iu nënshtrua testit për koronavirus pasi disa nga bashkëpunëtorët e saj kishin rezultuar pozitivë në testine  COVID-19.

Anez është drejtuesja e dytë e shtetit e infektuar në Amerikën Latine pas brazilianit, Jair Bolsonaro, ndërkohë që në Bolivi janë infektuar edhe 3 ministra.