Bota

COVID-19 rikthehet përsëri, guvernatorja kërkon forcimin e masava për të frenuar koronavirusin, lokalet dhe restorantet të mbyllen...

COVID-19 rikthehet përsëri, guvernatorja kërkon forcimin e masava

Në përpjekje për të frenuar koronavirusin, Yuriko Koike, guvernatorja e Tokios, kërkoi sot nga baret dhe restorantet që të mbyllen më herët në mbrëmje.

Virusi po rifiton terren në kryqytetin japonez dhe sipas Koike, “ekspertët besojnë se situata është më serioze se më parë”.

“Nëse situata do të përkeqësohej më tej, Tokio do të duhet të konsiderojë mundësinë e vendosjes së një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin”, shtoi guverantorja.

Autoritetet kërkojnë që lokalet dhe restorantet, duke filluar nga 3 gushti e deri në fund të muajit, të mbyllen në orën 22:00, ndonëse kufizimi i orareve nuk do të jetë i detyrueshëm dhe nuk do të aplikohen gjoba.