BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Bota

COVID-19 vazhdon të jetë kërcënues! E rëndë, koronavirusi i merr jetën adoleshentit 14-vjeçar

COVID-19 vazhdon të jetë kërcënues! E rëndë,

Koronavirusi vazhdon të jetë aktiv dhe të sjellin pasoja të rënda në humbje të jetëve njerëzore. Sipas departamentit të shëndetësisë britanike ditën e djeshme ishte e para që nga fillimi i pandemisë me numrin më të ulët të vdekjeve.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik, konfirmoi se në mes të vdekurve ishte edhe një djalë 14 vjeçar, ndërkohë që nuk është bërë me dije nëse adoleshenti vuante apo jo nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Profesori Carl Heneghan, një ekspert kryesor në Universitetin e Oksfordit, i cili ka ndjekur nga afër të dhënat, tha se 30 për qind e spitaleve në të gjithë Britaninë janë shumë korrekt me të dhënat e shifrave. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se qeveria po zhvillon një test tjetër më të shpejtë për identifikimin e të prekurve. Dhe ai konfirmoi që qeveria ka blerë 10 milion teste antitrupash për të provuar nëse njerëzit kanë pasur virusin në të kaluarën dhe se ato do të shpërndahen tek punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social që nga java e ardhshme.

Heneghan tha:

Rreth 30 për qind e spitaleve në të gjithë vendin nuk kanë raportuar asnjë vd ekje gjatë 48 orëve të fundit.
Londra, qyteti më i madh në Mbretërinë e Bashkuar për rreth nëntë milion njerëz, ka qenë rajoni më i goditur nga koronavirusi në numër të papërpunuar. Një numër prej 26.579 njerëz kanë testuar pozitiv në kryeqytet dhe 5,819 prej tyre kanë vde kur në spitale, tregojnë shifrat zyrtare.

Por ekspertët thonë se koronavirusi është gjithmonë atje. Të dhëna të botuara sot nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) treguan se koronavirusi po infekton ende 61,000 njerëz në javë.