BREAKING NEWS

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj,
x

Bota

Covid po kthehet në ftohje të zakonshme? Zbuloni çfarë parashikojnë ekspertët e SHBA-së se do të ndodhë muajt në vazhdim

Covid po kthehet në ftohje të zakonshme? Zbuloni çfarë

Një studim i fundit për koronavirusin ka zbuluar se virusi që shkakton Covid-19 mund të kthehet përfundimisht në një ftohje të zakonshme, duke u rishfaqur sezonalisht çdo vit, krahasuar me patogjenët e tjerë në familjen e koronavirusëve. 

Studiuesit nga Universiteti Emory në Georgia dhe Universiteti Shtetëror i Penn theksojnë se koha kur mund të arrihet në këtë gjendje endemike, do të varet se sa shpejt po përhapet sëmundja dhe se sa shpejt kryhet procesi i vaksinimit në nivel global. Sipas ekspertëve, duhet që të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë njerëz që Covidi të mos jetë më një sëmundje e rëndë por një ftohje sezonale, me vetëm simptoma të lehta.

Sindroma e rëndë respiratore acute (SARS) dhe sindroma respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) që u shfaqën kohët  e fundit kanë fatalitet dhe infeksion më të lartë, por ndajnë gjenetikë të ngjashme me koronavirusin që shkakton Covidin. Shkencëtarët ende po mësojnë se sa zgjasin antitrupat dhe qelizat e tjera imune kundër virusit, ndërsa sipas analizave të fundit është thënë se imuniteti që bllokon infeksionin zhduket shpejt, ndërsa imuniteti që zvogëlon shkallën e rëndë të sëmundjes është jetëgjatë.

Kjo do të thotë që një person mund të infektohet përsëri me koronavirus disa muaj pas infektimit, por hera e dytë, e tretë ose e katërt nuk do të ishte aq serioze, por e ngjashme me ftohjen e zakonshme.

Studiuesit thonë se sapo shumica e njerëzve të fitojnë mbrojtje kundër COVID-19, qoftë përmes infeksionit natyror ose vaksinimit, shumica e rasteve do të ndodhin "pothuajse tërësisht tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël", të cilët dihet se përjetojnë simptoma fare të lehta.

Ndërkohë ri-infeksionet në individë të moshuar, më të prekshëm mund të ndodhin ende gjatë "fazës endemike", por ato mund të mbrohen nga simptomat e rënda të COVID-19 për shkak të infeksioneve që përjetuan gjatë fëmijërisë, sipas modeleve të ekipit.

Studimet mbi viruset e zakonshme që shkaktojnë ftohjen tregojnë se këto sëmundje të hershme ndodhin kryesisht midis moshës 3 dhe 5 vjeç. Por pa shpërndarje të mëdha të vaksinave, mund të duhen shumë vite dhe vdekje para se koronavirusi të bëhet një sëmundje tjetër sezonale.

Vaksinat COVID-19 nuk janë gjithashtu 100% efektive në parandalimin e infeksionit, kështu që ka të ngjarë që të jetë më e mirë në parandalimin e sëmundjeve të rënda në planin afatgjatë. Zhvilluesit e vaksinave Moderna, deklaruan se imuniteti nga vaksina e tyre duhet të zgjasë të paktën një vit.

Doktor Marc Lipsitch, një epidemiolog në Harvard tregoi parashikimin e tij:

'Mendoj se koronavirusi i ri do të kthehet në një ftohje sezonale, por nuk mund ta them më siguri pasi nuk është e garantuar. Edhe në rast se llojet e reja të koronavirusit rishfaqen gjatë fazës endemike, si ajo nga Britania e Madhe që tani po përhapet në SHBA, studiuesit thonë se imuniteti i fituar nga mutacionet e mëparshme është sidoqoftë mjaft i fortë për të parandaluar shkallën e rëndë të sëmundshmërisë. E njëjta vlen për ri-infeksionet me cilindo nga katër koronavirusët që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, të cilat duket se rrisin imunitetin me çdo sëmundje.'-tha ai.