BREAKING NEWS

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i
x
BREAKING NEWS

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi
x
BREAKING NEWS

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një
x
BREAKING NEWS

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të
x
BREAKING NEWS

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri
x

Bota

Dalin faktet tronditëse/ Ekzekutimi i gazetares dhe moderatores së njohur, zbulohet se kush e kishte porositur vrasjen dhe si u ngatërrua shënjestra: Ai dërgoi vrasësin famëkeq rus në...(FOTO+DOSJA)

Dalin faktet tronditëse/ Ekzekutimi i gazetares dhe moderatores së

Plot 23 vite pas ekzekutimit me armë të gazetares dhe moderatores së mirënjohur britanike Jill Dando jashtë apartamentit të saj në Fulham të Londrës, disa dokumente të zbuluara në një gjykatë në Paris mund të hedhin dritë mbi shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Detajet e zbuluara nga këto dokumente që i përkasin një dosjeje të sulmeve seksuale në Francë, tregojnë se një vrasës famëkeq i mafias ruse është dërguar në 1999 në Londër për të hequr qafe një reportere tjetër me flokët bionde dhe që punonte në BBC.

Dhe për fatin e keq të Jill rezulton se doktori i kësaj reportereje që ngjasonte në look me të ishte i fejuari i saj.

Sipas raportimeve të fundit në media që i referohen kësaj dosje me detaje të pazbuluara më parë, vrasësi i Jill Dando mund ta ketë ngatërruar atë me kolegen e saj, e cila ishte objektivi i vërtetë i një komploti vrasjeje.

Kjo dosje ka dalë në pah kur një manjat francez i modës është akuzuar për sulme seksuale dhe gjithashtu ka punësuar një vrasës me pagesë rus për të vrarë prezantuesen Lisa Brinkworth pasi ajo ekspozoi agjencinë e tij në media.

Gerald Marie, 72 vjeç, ish-shefi i agjencisë së modelimit “Elite”, po hetohet për sulme seksuale dhe përdhunime të dyshuara që përfshijnë të paktën 11 gra. Midis tyre është zonjusha Brinkworth, 55 vjeç, e cila pretendon se është sulmuar seksualisht në vitin 1998, ndërsa ajo punonte në fshehtësi së bashku me gazetarin Donal MacIntyre për të ekspozuar krimet seksuale në industrinë e modës në një dokumentar të BBC-së.

Statuti i kufizimeve të Francës, megjithatë, nënkupton që pretendimet për abuzim seksual duhet të raportohen brenda 20 viteve. Avokatët e Miss Brinkworth kanë paraqitur dokumente në prokurorin e Parisit duke argumentuar se statuti nuk zbatohet në rastin e saj për shkak të frikës prej vitesh për sigurinë e saj.

Ish-gazetarja e BBC-së u mbajt në shtëpi të sigurta për vite pas ekspozimit dhe pretendon se ishte dekurajuar nga ndërmarrja e veprimeve ligjore kundër Marie nga korporata.

“Vrasësi mund të ketë ngatërruar Jill Dando për objektivin e vërtetë duke pasur parasysh ngjashmëritë e habitshme në pamjen dhe profesionin e tyre, si dhe faktin që ato jetonin në të njëjtën pjesë të Londrës”, argumentojnë avokatët.

Avokatët gjithashtu vënë në dukje se i fejuari i moderatores së Crimewatch, Alan Farthing, ishte mjeku i zonjushës Brinkworth.

Në dokumente, avokatët i referohen një bisede të dëshmuar nga ish-shefi ekzekutiv i Elitës, Omar Harfouch, në të cilën Marie urdhëroi një anëtar të mafies ruse të “merrej me një problem”.

“Menjëherë pas kësaj… një gazetare e BBC-së, Jill Dando, u qëllua për vdekje në prill 1999”, thuhet në dokumentet nga firma ligjore franceze Bourdon Associes.

“Në të vërtetë, këto dy gazetare ishin rreth të tridhjetave, ishin bjonde me të njëjtat tipare të fytyrës, me të njëjtën gjatësi dhe me shtat të ngjashëm. Ato jetonin afër njëra-tjetrës dhe kishin njerëz të përbashkët, duke përfshirë burrin e Jill Dando.’

Në dokumente thuhej gjithashtu se një gazetari investigativ, Philippe Berry, i ishte thënë nga një burim se Marie ishte mburrur në vitin 1999 se kishte paguar gangsterë për të frikësuar një punonjës të BBC-së.

Përveç dokumenteve të depozituara në Gjykatën Gjyqësore të Parisit, një partner në një firmë prestigjioze ligjore britanike i shkroi drejtorit ligjor të BBC-së, Nick Wilcox, duke krijuar të njëjtën lidhje në shtator 2021.

Mesazhet thonë se zoti Harfouch ishte pjesëmarrës në një bisedë në vitin 1999, në të cilën një anëtari i mafies ruse iu kërkua të vriste zonjushën Brinkëorth dhe ra dakord.

Provat i janë kaluar Scotland Yard, i cili tha se detektivët do të eksploronin gjithmonë çdo informacion të ri që mund të ndihmojë hetimin. Dando u qëllua në pragun e shtëpisë së saj në Fulham, në perëndim të Londrës, në vitin 1999 dhe megjithëse Barry George u dënua në vitin 2001 për këtë ngjarje, ai u lirua më vonë dhe hetimi mbetet i hapur.

Dalin faktet tronditëse/ Ekzekutimi i gazetares dhe moderatores së

Dalin faktet tronditëse/ Ekzekutimi i gazetares dhe moderatores së

Dalin faktet tronditëse/ Ekzekutimi i gazetares dhe moderatores së