Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dalin filmimet shqetësuese nga çerdhja e fëmijëve, kapen 5 edukatoret që ushtronin dhunë

Postuar: 12/09/2018 - 10:23

Një rast i ri keqtrajtimi ndaj fëmijëve ka tronditur Italinë. Këtë herë ngjarja e trishtuar ndodhi në Romë, në zonën e Torrino, ku u denoncuan 5 edukatore për keqtrajtimin dhe rrahjen e fëmijëve në çerdhjen ku ata mësonin. Mësuesit kishin krijuar një regjim real të terrorit dhe fëmijët kishin frikë të shkonin në çerdhe. Prindërit e fëmijëve të keqtrajtuar kanë vërejtur shqetësimin e fëmijëve të tyre dhe kanë bërë denoncimin tek autoritetet.

 
Mësuesit i keqtrajtuan fëmijët fizikisht dhe psikologjikisht
 
Pas denoncimit të prindërve, karabinierët e Romës filluan hetimet që nxorrën në dritë fakte skandaloze. Pas ankesës, policia instaloi kamera brenda kopshtit. Nëpërmjet përgjimeve audiovizive, në grupin e mesëm, u zbulua se mësuesit i keqtrajtuan fëmijët me ngacmime fizike dhe psikologjike.
 
Masa e marrë për edukatoret është pezullim i së drejtës për ushtrimin e detyrës dhe e kanë të ndaluar t’i afrohen shtëpive të fëmijëve të dëmtuar shkruan pernenat.al
 
Fëmijët jetonin në një gjendje terrori
 
Fëmijët e abuzuar nga edukatoret jetonin brenda çerdhes në një gjendje terrori, e cila gjithashtu ndikonte kur ata ishin jashtë. Nga filmimet doli se fëmijët jo vetëm u goditën, por edhe u mbyllën në dhoma të errëta shkruan pernenat.al. Ata kanë qenë pre edhe e dhunës psikologjike përmes të bërtiturave dhe qortimeve. Edukatoret në fjalë janë nga mosha 52 deri në 65 vjeç.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 18:01

Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kanë shpërthyer në të qeshura teksa presidenti Amerikan po mbante fjalimin e tij të dytë.

Postuar: 25/09/2018 - 17:51

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se nuk do të bisedojë me Iranin për shkak të “sj

Postuar: 25/09/2018 - 17:14

Trupat e një milioneri nga Mbretëria e Bashkuar dhe gruas së tij tajlandeze janë gjetur në veri t

Postuar: 25/09/2018 - 16:35

Një avioni i kompanisë “Air France” nuk ka mundur do të ulet në aeroportin e Birmingh

Postuar: 25/09/2018 - 15:26

Papa Françesku e ka pranuar se skandalet seksuale që po godasin Kishën Katolike po largojnë njerë

Postuar: 25/09/2018 - 15:18

Një foshnjë e sapolindur,  shpëtoi mrekullisht pasi u pickua shtatë herë nga një akrep jeshi

Postuar: 25/09/2018 - 13:54

Kryeministri i Suedisë Stefan Löfven humbi votëbesimin në Parlament.