BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Dalin të dhënat sekrete, Rusia ka para vetëm për 365 ditë, BE i jep goditjen fatale Vladimir Putinit, fundi i tij shumë afër

Dalin të dhënat sekrete, Rusia ka para vetëm për 365

Rusia po përjeton ferrin. Sanksionet e vendosura nga Perëndimi po japin efektet. Ushtria e Vladimir Putinit po përjeton kolaps në Ukrainë dhe po i shkakton miliarda lekë humbje Moskës. Alexandra Prokopenko, ish-këshilltare e Bankës Qendrore Ruse para luftës në Ukrainë, tani banuese jashtë vendit dhe analiste e pavarur për Carnegie Endowment for International Peace ka zbuluar informacione bombë brenda Moskës. Ajo teksa ka folur për sanksionet kundër Rusisë, luftën e gazit, rasti i Nord Stream dhe aftësitë reale ekonomike të Kremlinit ka thënë se Rusia ka para edhe për një vit.  “Lajmi i këtyre orëve është ai i shpërthimeve në gazsjellësit Nord Stream. Zyrtarisht nga Moska të gjitha akuzat për sabotim mohohen dhe përsëritet se Rusia nuk ka nevojë për asgjë të tillë”, tha Prokopenko për Corriere della Sera, duke raportuar mesazhet që vijnë nga burime të favorshme për Kremlinin për një "sabotim nga amerikanët që Evropa të forcojë sanksionet”. Është e vështirë të thuhet nëse këto thashetheme "lindin në mënyrë të pavarur apo janë pas drejtimit" të liderëve të komunikimit të Putinit. 

Rusia në kolaps

Në çdo rast, "tani do të duhet një vit ose më shumë për të riparuar tubacionin, kështu që në rastin më të mirë do të mund të rifillojë dimrin e ardhshëm". Cilat janë kushtet ekonomike të Rusisë pas tetë muajve të sanksioneve? “Ne mund të shohim në ligjin e buxhetit për vitin 2023 se shpenzimet ushtarake po rriten me 40 për qind, në nivele të paprecedentë. Putini ka fonde të mjaftueshme për vitin e ardhshëm, por unë besoj se ai absolutisht nuk po bën plane për 2024 ose 2025. Ai është i fokusuar në plan afatshkurtër, me kufizime të dukshme. Atij i mungojnë teknologjitë, të cilat ai nuk mund t'i importojë. Edhe nëse Putini fut shumë para në mbrojtje, ai nuk mund të dërgojë ushtarë në luftë me paratë: duhet t'i kthejë në armë, por i ka kufizuar mundësitë për të blerë atë që kërkojnë”, shpjegon ish-këshilltarja e Bankës Qendrore Ruse. "Unë nuk dua të bëj parashikime për pikën e thyerjes, sigurisht që nga viti në vit ekonomia do të përkeqësohet dhe do të bëhet më primitive si në industri ashtu edhe në bujqësi. Por të mos harrojmë se Putini nuk e nisi këtë luftë për arsye ekonomike. Nëse Putini do të përdorte bombën atomike, Kina dhe India do të ndërprisnin çdo marrëdhënie me të, sepse në fakt ai do të kishte hedhur në erë aftësinë e tyre parandaluese. Do të ishte një goditje fatale për Putinin. Dhe ai e di atë”, tha ajo.

BE paketë të re sanksionesh

Rusia me gjithë kolapsin që po përjeton, mori goditjen tjetër të madhe nga BE. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi dje një raund tjetër të sanksioneve të propozuara ndaj Rusisë që ajo do t’i vendosë 27 vendeve anëtare. “BE-ja është “e vendosur të bëjë që Kremlini të paguajë me një paketë të re sanksionesh shtrënguese kundër Rusisë”, thotë von der Leyen. Ajo synon të kufizojë më tej tregtinë për të izoluar dhe kufizuar ekonominë e Rusisë edhe më shumë: “Një ndalim i ri gjithëpërfshirës i importit të produkteve ruse do t’i mbajë ato jashtë tregut evropian dhe do t’i privojë Rusisë një të ardhur shtesë prej 7 miliardë eurosh.” BE-ja do të zgjerojë listën e produkteve që nuk mund të eksportohen në Rusi, veçanërisht në lidhje me armët, avionët dhe substancat kimike. Kjo do të “dobësojë kapacitetin e saj për të modernizuar” bazën ushtarake të Rusisë. Von der Leyen thotë gjithashtu se sipas paketës, shtetasve të BE-së do t’u ndalohet të ulen në organet qeveritare të ndërmarrjeve shtetërore ruse, duke thënë: “Rusia nuk duhet të përfitojë nga njohuritë dhe ekspertiza e BE-së”. Von der Leyen u shpreh se javën e kaluar, Rusia e përshkallëzoi pushtimin e Ukrainës në një nivel krejtësisht të ri përmes mobilizimit dhe referendumeve të rreme që janë një përpjekje e paligjshme për të rrëmbyer tokën dhe ndryshimin e kufijve ndërkombëtarë me forcë.

Më të lexuarat