Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

DASH kundërshton shkarkimin e Tillerson nga Trump

DASH kundërshton shkarkimin e Tillerson nga Trump

Postuar: 14/03/2018 - 15:18

Donald Trump dhe Departamenti i Shtetit duket se janë në “luftë të hapur” mes tyre, një ditë pas shkarkimit të Rex Tillerson nga detyra e Sekretarit të Shtetit. Gazetari i Associated Press Josh Lederman, i cili mbulon aktivitetet e Tillerson dhe e shoqëroi në udhëtimin e tij zyrtar në Afrikë, tha se ditën e nisjes së këtij turi, çdo gjë dukej në rregull.
 
Fakti se Tillerson udhëtonte drejt Afrikës në emër të presidentit Trump dhe u shkarkua vetëm pak orë pas kthimit përmes një postimi në Twitter, ishte diçka e papritur. Ndaj gazetari Lederman thotë se tashmë DASH dhe presidenti Trump janë në një revoltë lidhur me çështjen se kush e ka shkarkuar Tillerson dhe kur është marrë vendimi.
 
65-vjeçari, ish-shef i kompanisë së naftës Exxon Mobil, do të qëndrojë në krye të Departamentit të Shtetit deri në fund të marsit dhe nëse Senati aprovon ndryshimin, drejtori i CIA-s Mike Pompeo do të marrë vendin e tij. Kjo lëvizje nënkupton një zhvendosje madhore në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe gazetari Lederman veçon politikën ndaj Iranit si qëndrimin që do të pësojë ndryshimin më të madh.
 
Nisur nga përvoja e tij e gjatë në biznes dhe qëndrimet e mbajtura në rolin e diplomatit më të lartë amerikan, Rex Tillerson nuk përshkruhet si Sekretari i zakonshëm i Shtetit. Gazetari Josh Lederman thotë se arsyeja për shkarkimin e 65-vjeçarit nuk qëndron tek kjo veçori e tij, por në faktin se Tillerson përpiqej ta nxiste presidentin Trump të ndërmerrte politika të cilat jo gjithnjë ai dëshironte t’i ndiqte.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 17:03

Të paktën 12 foshnja të vdekura janë gjetur të futura nëpër qese plastike në një dhomë spitali.

Postuar: 18/09/2018 - 15:00

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, gjatë një emisioni televiziv në Itali, ka treguar pa

Postuar: 18/09/2018 - 12:49

Videoja që po shihni vjen nga Franca.

Postuar: 18/09/2018 - 12:14

Kryeministrja May i paralajmëroi mbështetësit e vijës së fortë të Brexitit në partinë e saj për n

Postuar: 18/09/2018 - 10:47

Kryepeshkopi i Shën Louis, Robert Carlson dëshmoi se nuk ishte i sigurt nëse seksi me fëmijët ish

Postuar: 18/09/2018 - 09:15

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, propozoi zvogëlim të ndjeshëm të numrit të ref

Postuar: 18/09/2018 - 09:15

Një aeroplan ushtarak rus IL-20 me 14 anëtarë është zhdukur në rrethana misterioze.