BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Bota

Deklarata tronditëse e virologes kineze, tregon hapur çfarë i kanoset njerëzimit: Është vetëm maja e ajsbergut, rrezikohemi nga...

Deklarata tronditëse e virologes kineze, tregon hapur çfarë i

Një virologe kineze ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi. Në një intervistë të dhënë për televizionin shtetëror kinez, Shi Zhengli u shpreh se viruset e reja që po zbulohen janë ‘vetëm maja e ajsbergut’.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në luftën kundër epidemive, si kjo që jemi duke kaluar tashmë me Covid-19.

Shi Zhengli, nëndrejtore e Institutit të Virologjisë në Ëuhan e njohur gjithashtu si ‘gruaja e lakuriqëve të natës’ në Kinës, tha se studimi i ndërmarrë ka nevojë që qeveritë dhe shkencëtarët të jenë transparentë me gjetjet e tyre, dhe bashkëpunuese.

Ajo shtoi se i vjen shumë keq që shkenca po politizohen.

Duke folur për CCTN, Shi u shpreh:

“Nëse duam të parandalojmë që qeniet njerëzore të vuajnë nga epidemi tjetër e sëmundjeve infektive, duhet të shkojmë paraprakisht të mësojmë për këto viruse të panjohura të bartura nga kafshë të egra në natyrë dhe të japim paralajmërime të hershme. Nëse nuk i studiojmë, mund të ketë epidemi të tjera.