BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Bota

Del pozitiv me COVID-19 ministri i Shëndetësisë së këtij shteti edhe bashkëshortja e tij, zyra e shtypit me anë të një deklarate tregon gjendjen shëndetësore

Del pozitiv me COVID-19 ministri i Shëndetësisë së

Me anë të një deklarate nga zyra e shtypit thuhet se ministri izraelit i Shëndetësisë Yaakov Litzman dhe bashkëshortja, Chava kanë testuar pozitiv me koronavirus.

”Litzman dhe Chava ndihen mirë, marrin kujdesin e duhur dhe do të qëndrojnë në karantinë në shtëpi dhe nën mbikëqyrje në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në deklaratë.

Rabini me origjinë gjermane, i cili emigroi në Izrael 20 vjet pas Holokaustit dhe jeton në Jeruzalem, është 71 vjeç dhe i partisë ultra-ortodokse ashkenazi ”United Torah Judaism” (UTJ).

Koronavirus është përhapur shumë më shpejt në zonat ultra-ortodokse në krahasim me pjesët laike të Izraelit.

Autoritetet ishin shqetësuar se anëtarët e komunitetit ultra-ortodoks ishin të ngadaltë në zbatimin e ndalim-qarkullimit, të urdhëruar nga qeveria.

Më të lexuarat