BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

Del situata jashtë kontrolli nga përmbytjet e mëdha/ Vazhdon të rëndohet bilanci, 71 persona të vdekur dhjetëra të tjerë ende të zhdukur

Del situata jashtë kontrolli nga përmbytjet e mëdha/ Vazhdon

Të paktën 71 persona kanë humbur jetën pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që përfshinë Indonezinë dhe Timorin Lindor.

BBC shkruan se shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shkatërrim të gjerë në vendet fqinje të Azisë Juglindore, ndërsa digat e tejmbushura me ujë zhytën mijëra shtëpi.

Zonat më të prekura, janë ato të ishullit Flores në Indonezinë lindore dhe Timori Lindor. Më shumë se 40 njerëz janë shpallur ende të zhdukura në Indonezi, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se ky numër mund të rritet.

“Ka 55 të vdekur, por ky numër është shumë dinamik dhe do të ndryshojë, ndërsa rreth 42 persona janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane për Menaxhimin e Katastrofave, Raditya Djati.