BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

Del studimi i fundit, epidemiologu zbulon se kush janë moshat që luajnë rol të madh në transmetimin e varianteve të reja të Covid-19

Del studimi i fundit, epidemiologu zbulon se kush janë moshat që

Epidemiologu Michael Osterholm ka treguar moshën që infektohet më shpejt nga variantet e reja.

Ai tha se B.1.1.7 është varianti i identifikuar në Britani.

“Infekton fëmijët shumë lehtësisht. Ndryshe nga mutacionet e kaluara të virusit, ku nuk patëm fëmijë poshtë klasës së 8 të infektoheshin, të sëmureshin rëndë apo ta transmetonin te pjesa tjetër e komunitetit”.

Por, ai thotë tani se kjo ka ndryshuar, duke sjellë shembull konkret Minesotën, ku mbi 740 shkolla kanë raste me variantin britanik. Edhe në Miçigan, më shumë të rinj po shtrohen në spital, teksa rastet rriten. Është diçka të cilën ekspertët mjekësor të shumë vendeve e kanë paralajmëruar rreth 2 muaj më parë, kur revistat mjekësore raportonin prova në Izrael dhe Itali për infektimin e të rinjve me variantet e reja të Covid-19. Kjo po ndodh edhe në Shtetet e Bashkuara, dhe ekspertët po shqyrtojnë rekomandimin për kthimin e nxënësve në klasa.

“Këta fëmijë tani janë sfida më e madhe për mënyrën se si e transmetojnë virusin”. Vaksinimi i fëmijëve është thelbësor, por ekspertët paralajmërojnë se nuk do të kenë doza mjaftueshëm, të paktën në 6 apo 8 javët e ardhshme, për të frenuar këtë rritje të rasteve me koronavirusit.