BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Del studimi më i fundit, zbulohet lidhje e ngushtë mes vdekjeve nga COVID-i dhe mbipeshës

Del studimi më i fundit, zbulohet lidhje e ngushtë mes vdekjeve nga

Sipas një studimi të ri, shumica e vdekjeve nga COVID-19 kanë qenë në vendet me një përqindje të lartë të obeziteti.

Sipas studimit, vdekshmëria nga koronavirusi ka qenë 10 herë më e lartë në vendet ku të paktën 50% e të rriturve janë mbipeshë.

Raporti, i cili flet për një lidhje "dramatike" midis niveleve të vdekjes nga COVID-19 dhe mbipeshës, zbulon se 90% ose 2.2 milion nga 2.5 milion vdekjeve gjithsej nga pandemia deri më sot kanë qenë në vendet me nivele të larta mbipeshe.

Studimi analizon shifrat e vdekshmërisë të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara dhe të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbipeshën.

Është e habitshme, thanë autorët, se nuk ekziston asnjë shembull i një vendi me një popullsi përgjithësisht jo mbipeshë, që të ketë nivele të larta vdekjesh nga COVID-19.

"Shihni vende si Japonia dhe Koreja e Jugut, ku ka nivele shumë të ulëta të vdekjeve nga COVID-19, si dhe nivele shumë të ulëta të mbipeshes tek të rriturit,” tha Tim Lobstein, këshilltar ekspert i Federatës Botërore për Obezitetin dhe profesor në Universitetin e Sidneit në Australi, i cili bashkë-drejtoi studimin.

"Këto vende i kanë dhënë përparësi shëndetit publik me një seri masash, duke përfshirë uljen e peshës tek popullata, dhe kjo ia ka vlejtur në një rast si pandemia," tha ai.

Në kontrast me këtë, raporti nxjerr se në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, për shembull, që të dy vende me nivele të larta nga COVID-19, janë gjithashtu edhe nivelet ndër më të lartat përsa i përket mbipeshës.

Mbretëria e Bashkuar ka nivelin e tretë më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi dhe nivelin e katërt më të lartë të mbipeshës - 184 vdekje nga COVID-19 për 100,000 banorë dhe 63,7% e të rriturve mbipeshë, sipas të dhënave të OBSH.

Ajo ndiqet nga Shtetet e Bashkuara, me 152.49 vdekje për 100,000 banorë dhe 67,9% e të rriturve mbipeshë.

John Wilding, profesor i mjekësisë në Universitetin e Liverpulit dhe president i Federatës Botërore për Obezitetin, tha se mbipesha duhet të njihet si një rrezik kryesor për COVID-19 dhe të merret parasysh në planet e vaksinimit.

"Është me shumë rëndësi që ne të pranojmë se mbipesha ... rrit rrezikun," tha ai në një deklaratë në lidhje me përfundimet e raportit. "Prandaj, ashtu si sëmundjet e tjera si diabeti apo ato kardiovaskulare, njerëzit me mbipeshë duhet të shihen për përparësi në programet e vaksinimit kudo në botë."/voa