BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Delawie: S'është mirë që Thaçi të bëjë marrëveshje pa dijeninë e Kuvendit

Delawie: S'është mirë që Thaçi të

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka këshilluar dje në një intervistë se nuk do të preferonte që presidenti Ashim Thaçi të anashkalonte Kuvendin e Kosovës për çdo marrëveshje që mund të arrijë me kryetarin serb Aleksandar Vuçiç. Komenti vjen pas raportimeve në media se Thaçi ishte interesuar pranë Gjykatës Kushtetuese për shmangien e kompetencave të Kuvendit në marrëveshjet që mund të arrijë në të ardhmen me faktorët e jashtëm. Kryeministri Ramush Haradinaj tha dje gjithashtu se kompetencat e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të vihen në dyshim nga askush. Sa i përket idesë së ndryshimit të kufijve, Delawie nuk ka pranuar të komentojë detaje specifike, duke thënë se edhe Prishtinës dhe Beogradit duhet t’i jepet kohë për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme. “Mendoj që është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një ‘modus vivendi’ për të ardhur te normalizimi për të cilin kemi folur. Mendoj se bisedat ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiç janë shumë të rëndësishme por do të dëshiroja të shihja Kuvendin e Kosovës duke votuar për ndonjë lloj strategjie apo për të përkufizuar cilat janë qëllimet e Kosovës në këtë diskutim. Mendoj se për momentin kjo mungon. Ndërsa nëse ka ndonjë lloj ujdie ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiç, e cila vjen më pas si surprizë apo lajm i ri për deputetët në Kuvendin e Kosovës, kjo nuk do të jetë diçka e mirë”, tha Delawie.

Dialogu ka vëmendjen e publikut Ambasadori amerikan tha semarrëveshjet ndërkombëtare si këto kërkojnë 80 vota. “Këtë e di nga përvoja ime me marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, dhe të sigurosh 80 vota nuk është e lehtë për askënd”, tha ambasadori amerikan në Kosovë, duke shtuar më tej se nuk beson se dialogu është zhdukur nga vëmendja e publikut. “Ka shumë diskutime për dialogun. Nuk është diskutim shumë i frytshëm, por ka shumë ngacmim të vëmendjes së publikut për këtë”, shtoi Delawie. Në të njëjtën linjë me komentin e ambasadorit të SHBA, foli dhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili tha se askush nuk duhet t’i vërë në pikëpyetje kompetencat e Kuvendit, kur u pyet për kërkesën e Presidentit Hashim Thaçi dërguar në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar mendime mbi nenin 18 të Kushtetutës, për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. “Asnjëherë nuk kemi vënë në pikëpyetje presidentin dhe kompetencat e tij, mirëpo nuk duhet të vihen në pikëpyetje as kompetencat e Kuvendit”. Ai përsëriti qëndrimin e tij për korrigjim të kufijve: “Ndryshimi i kufijve asnjëherë nuk do ta ketë votën time”.

Thaçi kërkon marrëveshje personale

Ndërkohë Thaçi ka pyetur Kushtetuesen nëse konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti, pa i çuar fare në Kuvend dhe pa miratimin e deputetëve. Si shembull ka përmendur vazhdimin e mandatit të gjyqësorit evropian EULEX, që është bërë vetëm nëpërmjet letërkëmbimit të letrave mes presidentit dhe përfaqësueses së lartë të BE-së. Ambasadori amerikan përmendi gjithashtu në intervistën e tij dhe rëndësinë që SHBA i jep krijimit të gjykatës speciale të krimeve të luftës në Kosovë. “Na erdhi mirë që përpjekjet për shkatërrimin e Gjykatës Speciale ranë përdhe. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin Gjykatën Speciale sepse është shumë e rëndësishme për të sjellë drejtësi për viktimat e luftës këtu. Mendoj se shfaqja më e dukshme e vazhdimit të mbështetjes së qeverisë amerikane për Gjykatën është kryeprokurori i ri special, që quhet Jack Smith, i cili është amerikan dhe mundësohet nga qeveria e SHBA”, tha Delawie