
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Departamenti policor i Kapitolit, gati për kërcënimet e paralajmëruara

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Mars 2021

Departamenti policor i Kapitolit tha se po i merr seriozisht paralajmërimet e shërbimeve të zbulimit për një komplot të mundshëm nga një grup ekstremist që mund të përpiqet të futet të enjten me forcë në selinë e Kongresit amerikan.
“Kemi bërë tashmë përmirësime të shumta në masat e sigurisë, përfshirë vendosjen e një barriere fizike dhe shtimin e kontigjentit që mbron Kongresin, publikun dhe policët,” tha departamenti përmes një deklarate. “Departamenti ynë po punon me partnerë lokalë, shtetërorë dhe federalë për të ndalur kërcënimet ndaj Kapitolit”.
Selia e Kongresit është mbrojtur gjatë javëve të fundit me ndihmën e Gardës Kombëtare dhe është rrethuar nga një perimetër i ri sigurie, që pas sulmit të 6 janarit nga përkrahës të ish-Presidentit Donald Trump, kur anëtarët e Kongresit po certifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Data 4 mars lidhet me disa teori konspirative që thonë se zoti Trump do të bëjë betimin në këtë ditë për një mandat të dytë presidencial. Kjo rrjedh nga një traditë e mëparshme, kur presidenti bënte betimin për mandatin e ri më 4 mars. Kjo traditë përfundoi pas inaugurimit të Presidentit Franklin Roosevelt në 1933 dhe tani ceremonia e inaugurimit zhvillohet më 20 janar.
Këtë javë FBI-ja dhe Departamenti për Sigurinë Kombëtare paralajmëruan forcat lokale të rendit se një grup ekstremist kishte bërë thirrje për grumbullim në Uashington në përpjekje për të marrë nën kontroll Kongresin.
Këto kërcënime bënë që Dhoma e Përfaqësuesve të anulonte seancat e së enjtes, ndërkohë që Senati nuk ka bërë ndryshime në axhendë.
Ligjvënësit kanë zhvilluar një numër seancash ku kanë dëgjuar nga zyrtarë dëshmi mbi ngjarjet e 6 janarit. Departamenti i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj më shumë se 300 vetëve për pjesëmarrjen në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit ku gjetën vdekjen pesë vetë, ndër ta edhe një polic i forcës mbrojtëse të Kongresit./voa
Më të lexuarat


Tronditëse/ Mori vaksinën AstraZeneca, vdes menjëherë nga mpiksja e gjakut 48-vjeçarja

Merr fund dinastia? Personazhi më i pushtetshëm i njohur ndonjëherë jep dorëheqje nga kreu i Partisë Komuniste

Shpërthejnë tensionet në fund të vizitës me ministrin grek/ Erdogan lëshon thirrjen emergjente: I rikujtuam Dendias ...

Rëndohet situata/ Ky është shteti që po shënon rekord të rasteve me COVID-19

Biden ashpërson gjuhën kundër Rusisë: Do marrim sanksione më të rënda nëse Moska vijon të ndërhyjë në punët tona

Rusët po krijojnë vaksinën e parë të ngrënshme, shkencëtarët tregojnë se çfarë shije do të ketë!

SHBA-Rusi! Hakmerret Moska, zbulohet vendimi drastik që ka marrë

Menduan se shpëtuan, Anglia merr surprizën e pakëndshme pas uljes së ndjeshme të rasteve të reja

Pse nuk pamë foto teksa Merkel u vaksinua me AstraZeneca? Zëdhënësi i kancelares gjermane zbulon arsyen

SHBA e shtojnë praninë ushtarake në Gjermani, DW nxjerr detajet
