BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Bota

Deutche Welle: Merkel po largohet pa i zgjidhur disa probleme

Deutche Welle: Merkel po largohet pa i zgjidhur disa probleme

Në Beograd për herë të fundit kancelarja Angela Merkel ishte para gjashtë vitesh. Asokohe mendohej se ajo do të sjellë ndryshime të mëdha. Po si kaloi vizita e fundit?

"Disa çështje mund të zgjidhen vetëm në fund të ndonjë procesi. Të gjithë e dinë se Kosova nuk është njohur nga të gjitha vendet e BE-së, por nuk ka kuptim të flitet për problemin e fundit para se të zgjidhen problemet e tjera. Unë angazhohem për një qasje pragmatike ndaj çështjeve", deklaroi Angela Merkel në Beograd. E si do të realizohet kjo në të ardhmen, pasi ajo të tërhiqet nga posti i kancelares, nuk dihet.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha, se nuk e di si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen, por edhe adruan nga pak për të ardhmen. Drejtori i Forumit për raporte ndëretnike, Dushan Janjiq, thotë se as angazhimi i Angela Merkelit nuk ndihmoi në zgjidhjen e të gjitha problemeve.

"Mund të themi se ajo ka nisur shumë gjëra por nuk i ka përfunduar të gjitha. Kur politikanët lokalë nuk janë në gjendje t'i zgjidhin problemet, atëherë as të huajt nuk mund të ndihmojnë gjithmonë. Merkel ka bërë maskimumin që ka mundur në kushtet e caktuara. Por ne jemi dëshmitarë të një mekanizmi të tërë, i cili pengon zhvillimet, e ajo është burokacia e Bashkimit Evropian", pohon Janjii.

Ndërsa Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Hulumtimin e Politikave thotë, se "shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor duan të dëgjojnë qartë nga Angela Merkel se cilat janë qëndrimet e Gjermanisë ndaj konflikteve, ndaj dialogut Kosovë-Serbi dhe kërkojnë që ajo të jetë më e qartë në raport me liderët e rajonit. Merkel po largohet në momentin kur dialogu është shumë larg zgjidhjes"./ DW