BREAKING NEWS

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish ministri i Drejtësisë zbardh detajet dhe zbulon prapaskenat

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish
x
BREAKING NEWS

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën ‘bombë’: Samiti i nesërm, përpjekja e fundit e BE për të eliminuar...

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret entuziazmin Flamur Nokës: Kur trukohen janë maskaradë, mos më trego mua...

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk përmbahet Evi Kokalari, sulmon ashpër Alimehmetin

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk
x
BREAKING NEWS

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë e Tiranës, vjen reagimi i menjëhershëm i Metës

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë
x
BREAKING NEWS

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga ullinjtë e Saliut

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga
x
BREAKING NEWS

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind Këlliçi dhe habit me deklaratën: Ilir Alimehmeti do të jetë...

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind Këlliçin, Ilir Alimehmeti tërhiqet papritur nga balotazhi i Primareve të Tiranës

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind
x

Bota

Dezinformimi nga Kremlini, ekspertët ngrenë alarmin: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rusia në Gjermani

Dezinformimi nga Kremlini, ekspertët ngrenë alarmin: Ja

Rusia mund të përdorë krizën e energjisë për të nxitur trazira sociale në Gjermani, thotë politikani Konstantin von Notz. Dezinformimi nga Rusia shihet me shqetësim nga ekspertët.

Rusia përmes fushatave në mediat sociale këtë dimër mund të përpiqet të ndezë tensione në Gjermani. Ky është vlerësimi i kryetarit të komisionit hetimor të kontrollit të Bundestagut, Konstantin von Notz. “Gjendja është pa dyshim e vështirë”, tha von Notz nga partia Të Gjelbrit/Aleanca90 në Bundestag. “Javët e fundit kanë treguar, se Gjermania është e cënueshme nga ndikimi rus.”

Koha për këtë paralajmërim nuk është e rastësishme. Gjithnjë e më shumë qytetarët gjermanë ndjejnë efektin e çmimeve shpërthyese të energjisë, pasi Moska si hakmarrje për sanksionet perëndimore ka ndalur furnizimet me gaz. Deri më tani sanksionet e vendosura nga BE kundër Rusisë mbështeten nga shumica në Gjermani. Por autoritetet e sigurisë tremben se Rusia dimrin e ardhshëm do të përpiqet, që të nxisë frikën për ngushtica në furnizimin me gaz dhe artikuj ushqimorë, për të ndezur kështu më shumë rezistencën kundër masave sanksionuese.

“Shërbimet tona informative vërejnë prej kohësh që aktivistë prorusë organizojnë fushata në rrjetet sociale si Telegram, me qëllim ndikimin negativ të diskursit publik dhe përçarjen e shoqërisë sonë”, tha von Notz në Bundestag. “Ne jetojmë në kohë, kur duhet të jemi shumë të vëmendshëm.”

Rasti Baerbock

Rasti Baerbock në mediat sociale të krijon një përshtypje se me çfarë mund të përballet Gjermania. Në fund të gushtit, ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock gjatë një diskutimi në Pragë premtoi mbështetje për Ukrainën “pavarësisht se ç’mendojnë votuesit e mi gjermanë”. Por ky fragment ishte pjesë e një përgjigjeje të gjatë, ku Baerbock për shembull tha, se qeveria gjermane do të mbështesë qytetarët gjermanë me koston në rritje të artikujve ushqimorë. Brenda pak orësh regjistrimi i këtij fragmenti të izoluar u shfaq në postimin në Telegram të një llogarie proruse, sipas një analize të Qendrës për Situatën e Dezinformimit, një bashkim i disa organizatave joqeveritare. Videot në këto postime shpesh plotësohen me fragmente të tjera çorientuese apo tituj të gabuar, për të falsifikuar kështu citatin e Annalena Baerbock. Por fragmenti i fjalisë u përhap shpejt edhe në kanale të tjera sociale, edhe nga politikanë të AfD-së dhe Të Majtës. “Ky rast tregon se sa e rëndësishme është për aktorët pro Kremlinit bashkëpunimi me aktorët vendas në Gjermani për të përhapur dezinformime”, shprehet Julia Smirnova nga Instituti për Dialogun Strategjik, një nga organizatat që u mor me analizën e informacionit të falsifikuar mbi Baerbock.

 

Lufta e Ukrainës në fokus

Përpjekjet e Moskës për të influencuar opinionin publik në Gjermani nuk janë fenomen i ri. Që nga koha e Luftës së Ftohtë Gjermania konsiderohej si një nga objektivat kryesore të spiunazhit e operacioneve sovjetike të informacionit. Në 10 vitet e fundit skena ku veprohet janë mediat sociale. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ekspertët kanë zbuluar më shumë 700 fushata dezinformimi rus, që kanë pasur si qëllim thellimin e përçarjes në shoqërinë gjermane apo krijimin e hendeqeve të reja. Sipas Smirnovës me fillimin e luftës në Ukrainë fokusi është përqendruar në përhapjen e dezinformacionit në lidhje me luftën. Por aktorët prorusë “herët që me fillimin e luftës kapën edhe temën e ngushticave të furnizimit me energji në Europë dhe e paraqitën këtë si pasojë të sanksioneve perëndimore, dhe në përgjithësi si pasojë të solidaritetit me Ukrainën.” “Propaganda ruse përhap narrativin, se gjermanët për shkak të Ukrainës duhet të ngrijnë së ftohti”, thotë Smirnova. “E tani që dimri ndodhet para derës, ky narrativ ka potencialin më të madh për të mbërritur tek njerëzit që kanë me të drejtë shqetësime e frikë.”

“Akt i vështirë”

Edhe hulumtime të tjera të instituteve studimorë e mbështesin këtë konstatim. Pia Lamberty nga Instituti i Berlinit për Studimet, CeMAS pret shtim të fushatave dezinformuese ruse në dimër. “Përvoja na ka mësuar, që Rusia në kohët e tensioneve sociale i intensifikon operacionet ndikuese për të destabilizuar edhe më tej demokracitë”, sipas psikologes për çështjet sociale. “Dezinformimi shpesh përqendrohet të prekë psikikën e njerëzve dhe ankorohet pikërisht aty dhe përpiqet të përforcojë tendenca të vaktuara.”

Deri më tani protestat kundër rritjes së çmimeve në Gjermani ka qenë krahasimisht të vogla. Por kjo mund të ndryshojë, tani që fillojnë netët e ftohta të vjeshtës. Partitë në skajet politike gjermane, ultra të djathtët dhe E Majta kanë paralajmëruar “një vjeshtë të nxehtë” me demonstrata të rregullta të hënave. Në të njëjtën kohë aktorë prorusë mund të përpiqen të ndikojnë tek ato me qëllim radikalizimin, shprehet deputeti i Bundestagut, Konstantin von Notz. “Që të mos ketë keqkuptime: Çdokush në vendin tonë ka të drejtë të demonstrojë kundër rritjes së çmimeve dhe të dalë në rrugë, për fat të mirë”, thekson von Notz. “Por ne të gjithë, politikanë, gazetarë, qytetarë duhet të kemi kujdes që të mos instrumentalizohemi nga aktorë që nuk ia duan të mirën shoqërisë sonë. E ky ka për të qenë një akt i vështirë.”/DW/