Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Disa ditë pas zjarrit të Notre Dame, Parisi përsëri në flakë nga protestat

Postuar: 21/04/2019 - 08:08

Në një nga protestat më të dhunshme të serisë së pesë muajve të fundit, Jelekët e Verdhë u përleshën dje me policinë në disa qytete të Francës dhe dogjën dhjetra automjete në lindje të Parisit duke shprehur zemërimin e tyre ndaj politikave anti-sociale të presidentit Emmanuel Macron. Një tjetër burim i furisë së tyre ishin miliardat e dhëna me shpejtësi për rindërtimin e katedrales së Notre Dame në Paris pas zjarrit të kësaj jave. Të paktën 126 njerëz u arrestuan vetëm në Paris, ndërsa më shumë se 60 000 forca të rendit ishin dislokuar në të gjithë Francën për protestën e 23 radhazi. Protestuesit ishin paralajmëruar të qëndronin larg katedrales së Notre Dame dhe brigjeve të lumit Senë. Por protestuesi ngritën barrikada të cilëve më pas i vunë fjalën, duke detyruar të vinin me urgjencë shumë mjete zjarrfikëse. Më herët ministri i brendshëm Christophe Castaner tha se besonte se ekstremistë dhe vandalë kërkonin të vazhdonin fushatën e trazirave, zjarreve dhe grabitjeve.

Ironia me zjarrin në Notre Dame

Me pankarta në duar ku ishin shkruar parulla në lidhje me zjarrin e Notre-Dame, disa protestues shprehën neveri që lëvizja e tyre me karakter ekonomik që filloi si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit, nuk mori të njëjtin nivel donacionesh bujare nga elita e pasur e vendit. "Ata mundën të mobilizojnë një kamion me para brenda një nate për Notre Dame, por nuk mud të bëjnë asgjë për të ndihmuar të varfrit", tha zëdhënsja e jelekëve të Verdhë, Ingrid Levavasseur. Nicolle Maxime, shofer kamioni nga rajoni veriperëndimor Brittany, tha: “Toka ende rrotullohet, kemi njerëz që nuk i dalin paratë deri në fund të muaji, njerëz që flejnë në rrugë, dhe ne për këtë po luftojmë”. Zjarri shkatërrues në katedralen Notre-Dame të hënën e 15 prillit, një nga monumentet më të dashura të Francës, shkaktoi pikëllim kombëtar dhe i nxiti familjet dhe korporatat e pasura franceze të dhuronin rreth 1 miliard euro për rindërtimin e saj. Për shkak të zjarrit, presidenti Emmanuel Macron anuloi fjalimin e parashikuar për prezantimin e politikave të reja të formuluara gjatë disa muajsh në takimet e quajtura “Debati i Madh”, si përgjigje e protestës së "Jelekëve të verdhë". Pallati Elysee njoftoi se presidenti Macron do t’i prezantojë politikat e reja në një konferencë shtypi më 25 prill.

Fjalimi i pritur i Macron

Burimet vendase thonin se Macron do të njoftonte në fjalimin e tij reduktime të taksave për klasën e mesme e të pasur, rritjen e inflacionit për pensionet dhe ndalimin e mbylljes së të tjera shkollave e kopshteve deri në fund të mandatit të tij në 2022. Por protestuesit thanë se kjo ishte shumë pak dhe shumë vonë dhe se protestat do të vazhdojnë. Vetëm në Paris dje protestuan më shumë se 10 000 vetë ndërsa lëvizja e pavarur e nisur në rrjetet sociale po kthehet në një nga testet më të vështira për Macron, megjithë njëfarë uniteti që kishte pushtuar politikën e vendit pas zjarrit të Notre Dame. Pjesa më e madhe e rreth 1 miliardë eurove të zotuara për rikonstruksionin e katedrales janë dhënë nga miliarderë francezë si kreu i grupit Kering, Francois-Henri Pinault dhe ai i LVMH, Bernard Arnault si dhe nga kompani energjetike si Total. Përfaqësuesja e Jelekëve të Verdhë, Levavasseur tha se ishte e rëndësishme të kritikohet "inercia e miliarderëve dhe kompanive të mëdha përballë mjerimit social, kur ato tregojnë aftësitë e tyre për mbledhur miliarda". Komentet e saj u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe shumë ishin dakord. Philippe Martinez, kreu i sindikatës franceze CGT tha në herët në radion franceze: "Nëse ata mund të mbledhin qindra miliona për rindërtimin e Notre Dame, atëherë të mos na thonë se nuk ka para për të luftuar pabarazinë sociale". Komentet e tij u reflektuan dje në rrugët e Parisit./Andi LAMKO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:50

Pekini ka reaguar ashpër dje ndaj marrëveshjes së propozuar të shitjes së avionëve luftarakë F-16 nga SHBA për Tajvanin duke thënë se do të ketë pasoja shkatërrimtare.

Postuar: 17/08/2019 - 22:34

Një grua është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Birmingham mbrëmjen e sotme.

Postuar: 17/08/2019 - 22:23

Ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike një polic në krye të detyrës, pasi po ndiqte disa hajdutë që

Postuar: 17/08/2019 - 18:20

‘’Kapriçot’’ e motit kanë paralizuar qytetin e Stambollit.

Postuar: 17/08/2019 - 15:35

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In bëri thirrje për bashkëpunim me Japoninë në mënyrë që

Postuar: 17/08/2019 - 15:33

Tetë persona kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa, njoftoi shërbimi

Postuar: 17/08/2019 - 15:30

Data për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është caktuar më 22 gusht dhe të gjitha partitë pol