
Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë së Transportit dhe Tatimeve për rritjen e çmimit të patentës, e cilëson në kundërshtim me ligjin dhe paralajmëron se do monitorojë tregun 1 vit

Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, opozita zbulon se ish-kreu i bashkisë Bulqizë u arrestua pasi prishi pazaret e Belinda Ballukut

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

Vrasja e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, “Apeli” dënon me 25 vite burg Arsen Stojkun, autori është mik i Licëve, ja si ndodhi ngjarja

E pabesueshme, por e vërtetë! Policia mësyn me ‘ultimatum’ në banesën e të shumëkërkuarit në Durrës, por ‘surprizohet’ nga ajo çfarë i gjen babait të tij

Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si presidenti Vuçiç bashkëpunoi me hakerat izraelitë për të eliminuar nga politika liderin opozitar

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë rrezikon të shpërthejë, ja si mund të përsëritet katastrofa “Fukushima”

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Ditët e tij janë të numëruara, ja kush do vijë pas Vladimir Putinit në krye të Rusisë dhe skenari i bujshëm se si do të përfundojë lufta në Ukrainë

Shkruar nga Alfrida Shanaj 2 Dhjetor 2022

Kush do të jetë pasardhës i Vladimir Putinit? Po luftës në Ukrainë kur do t’i vije fundi. Që kur ka filluar lufta në Ukrainë nga forcat ushtarake ruse këto dy pyetje janë temat që janë përfolur më shumë. Shumë hipoteza janë hedhur në lidhje me këto çështje. Një ndër hipotezat më me zë është ajo e ish- korrespodentit të BBC-së në Moskë Philip Short. Në një intervistë për gazetën italiane Corriera della Serra ai u shpreh se zgjedhjet presidenciale që priten të mbahen në Rusi në vitin 2024 do të jenë vendimtare si për luftën në Ukrainë ashtu edhe për vetë presidentin rus Vladimir Putin.
Rusët nuk e mbështesin Putinin
Gazetari mendon se këto zgjedhje nuk do të jenë një sfidë e lehtë për Putinin pasi pas fillimit të sulmeve ruse në Ukrainë besueshmëria dhe mbështetja e rusëve ndaj liderit të tyre ka rënë. Dmth një hipotezë është se ai mund të humbasë zgjedhjet presidenciale pasi nuk ka mbështetjen e popullit të tij. Kohët e fundit në rangun burokratik rus po përflitet për një hipotezë tjetër se do të jetë vetë lideri rus ai që do të bëjë një hap mënjaanë duke lënë kështu hapësirë për një pasues të cilin mendohet që do ta propozoje vetë. Diçka e tillë do të lehtësonte dhe do të thjeshtësonte dhe zgjidhjen e çështjes së luftës në Ukrainë. Nëse Putini do të zgjedhë atëherë ai do të zgjedhë dikë të cilit ai mendon se mund t’i besojë sigurinë e tij personale dhe trashëgiminë e tij. Ai do të përpiqet të sigurojë që kushdo që shfaqet si presidenti i ri të jetë një person shumë më pak i fuqishëm se sa është bërë Putin.
Rival i ri për Putinin
Nuk duhet përjashtuar mundësia e lindjes së një rivali brenda aparateve burokratike ruse si psh midis fraksioneve silovikët apo dhe oligarkët. Rivalitete këto që kanë ekzistuar gjithmonë, madje mendohet që diçka e tillë mund të nxitet dhe nga vetë Putini por që siç duket deri tani nuk kanë qenë aspak shqetësuese për liderin rus. Nuk përjashtohet mundësia që këto forca të bashkohen kundra tij dhe kjo do të shënonte fundin e Putinit. Kjo në të njëjtën kohë do të sillte dhe një kaos ushtarak në Rusi që nuk do ta dëshironte askush. Trazirat ushtarake në Ukrainë, pasiguria politike në Rusi dhe lajmet e shfaqura herë pas herë në lidhje me shëndetin e tij bëjnë që elitat po diskutojnë në heshtje diçka që do të kishte qenë e paimagjinueshme vetëm disa muaj më parë: kush do ta pasoje Putinin dhe si do të jeta në vend jeta pas Putinit. Pasi tashmë diçka është shumë e qartë reputacioni i Putinit është dëmtuar rëndë dhe në një mënyrë apo tjetër, ditët e tij janë të numëruar.
Lufta Rusi-Ukrainë
Sipas Short, Cari rus dëshiron paqe por me kriteret dhe kushtet e tij. Ai nuk dëshiron luftë të përhershme pasi kjo do t’i kushtonte atij jo vetëm dobësi ekonomike, por do të vihej në rrezik posti i tij. Ndaj mendohet që do të ketë një armëpushim pasi bëhet fjalë për një lodhje të të dy palëve. Normalisht që kjo do të varet nga furnizimi që do të bëjnë vendet e tjera në Ukrainë. Putini shpreson se Perëndimi do të humbasë entuziazmin në mbështetje të Ukrainës, por edhe nëse sanksionet hiqen nesër, dëmi i bërë tashmë do të thotë se ekonomisë ruse do t’i duhen vite për t’u rikuperuar. Sanksionet kanë kontribuar gjithashtu në rritjen e inflacionit në pothuajse 18 për qind dhe së bashku me me rritjen e papunësisë në vend është bërë një problem shumë serioz. Ndërkohë, ushtria ka vështirësi në gjetjen e njerëzve për të plotësuar gradat e saj dhe gjeneralët janë të zemëruar për rishqyrtimin e Putinit për mobilizimin e rezervistëve.
Armëpushim apo përfundim të luftës
Por a do të ketë armëpushim apo përfundim të luftës. Është e vështirë të thuhet diçka konkrete por dihet tashmë se fokusi i Putinit aktualisht është përqëndruar tek lindja e Ukrainës. Sipas analistëve Rusia mund t'i ndalë luftimet, vetëm nëse merr plotësisht rajonet në lindje. Përfundimi i luftës në Ukrainë është tashmë një lojë pritje dhe një lojë hamendësimi për të gjithë pasi ka kaq shumë skenarë. Për shumë analist, aleatët dhe qeveria ukrainase duhet të fillojnë të mendojnë sesi të arrijnë synimet, pa u mbështetur tek një luftë më e madhe, skenar që nuk e dëshiron askush.
Më të lexuarat


Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

"Do të vras"/ E rëndë ajo që po i ndodh prokurorit që po heton Donald Trump

“Do t’i japin tre goditje forcave ruse”/ Aleati i Putinit shfaq hartën e Krimesë, tregon se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë: Ç'po bën armiku se pranvera po vjen?

Kim Jong-un teston dronin e ri bërthamor nënujor që mund të shkaktojë një “cunam radioaktiv”

Franca “në flakë” nga protestat, Macron anulon vizitën e Mbretit Charles: Nuk garantojmë dot sigurinë e tij

Gjendet objekti misterioz 6 muaj pas shpërthimit në Nord Stream

Tentativë për të “zmbrapsur” Rusinë, Macron dhe Von der Leyen bëjnë lëvizjen e papritur

A do të marrë pjesë Putin në samitin e Afrikës së Jugut? Reago Kremlini dhe zbulon si qëndron e vërteta

Çfarë ndodhi? Dikur ish-shkruesi i fjalimeve të Putinit, sot në listën e më të kërkuarve nga Rusia, ja akuzat që rëndojnë mbi të
