BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Djali i saj sulmoi autorin e njohur, flet e ëma dhe zbulon detaje: Ka qenë gjithmonë i qeshur, pas kthimit nga Libani u shndërrua në...

Djali i saj sulmoi autorin e njohur, flet e ëma dhe zbulon detaje: Ka

Silvana Fardos, nëna e 24-vjeçarit Hadi Matar që sulmoi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie ka reaguar e tronditur për ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për Daily Mail, ajo tregon se është lajmëruar nga e bija për ngjarjen e cila i kishte thënë se FBI kishte shkuar në banesë për kontroll. Me mbërritjen në shtëpi, kishte mësuar edhe për sulmin që kishte kryer i biri.

Ajo tregon se nuk ka dëgjuar kurrë në jetë për Rushdie, por nuk ka asgjë kundër tij dhe se nuk është aspak fetare. Silvana shton se Hadi ka qenë gjithmonë një djalë i qeshur dhe shumë i komunikueshëm, por që kishte ndryshuar që pas takimit me të atin, me të cilin ajo është ndarë prej vitesh. Udhëtimi në Liban ishte thelbësor në sjelljen e të birit, tregon Silvana. Ajo shton se pas kthimit, i riu ishte introvert dhe bënte një humor mjaft të errët.

“Kam marrë një telefonatë nga vajza ime. Unë isha në punë dhe ajo më tha se FBI-ja është këtu, u trondita. Të them të vërtetën, nuk kam dëgjuar më parë për shkrimtarin. Nuk kam lexuar asnjë nga librat e tij, nuk e dija që një shkrimtar i tillë ekziston. Nuk dija që djali im e kishte lexuar ndonjëherë librin e tij. Nuk mund ta besoj se ai ishte në gjendje të bënte diçka të tillë. Ai ishte shumë i qetë, të gjithë e donin. Siç i thashë FBI-së, nuk do të shqetësohem të flas më me të. Ai është përgjegjës për veprimet e tij. Kam edhe dy të mitur të tjerë për të cilët duhet të kujdesem. Ata janë të mërzitur, janë të tronditur. Gjithçka që mund të bëjmë është të përpiqemi të lëvizim nga kjo, pa të. Matar lindi në SHBA nga prindër libanezë që emigruan nga qyteti kufitar jugor Yaroun, një bastion i grupit terrorist Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Ai u rrit dhe shkoi në shkollë në Cudahy, Kaliforni përpara se të divorcohesha nga babai i tij Hassan Matar në 2004. Ai u kthye në Lindjen e Mesme ndërsa unë u transferova në New Jersey për një fillim të ri. Ishte në një udhëtim në Liban në vitin 2018 për të vizituar babain e tij që Hadi u shndërrua nga një djalë popullor dhe i dashur në një introvert me humor të errët. Në orën e parë që arriti atje më thirri, donte të kthehej. Ai qëndroi për afërsisht 28 ditë, por udhëtimi nuk shkoi mirë me babain e tij, ai u ndje shumë i vetmuar. Prisja që ai të kthehej i motivuar, të përfundonte shkollën, të merrte diplomën dhe një punë. Por në vend të kësaj ai u mbyll në bodrum.

Kishte ndryshuar shumë, nuk më thoshte asgjë as mua, as motrave të tij për muaj të tërë. Nuk mund t’ju tregoja shumë për jetën e tij pas kësaj, sepse ai më ka izoluar që nga viti 2018. Nëse i afrohem ndonjëherë ai më thotë përshëndetje, ndonjëherë thjesht më injoron dhe largohet. Ai fle gjatë ditës dhe zgjohet dhe ha gjatë natës. Ai jeton në bodrum. Ai gatuan ushqimin e tij. Një herë ai u grind me mua duke më pyetur pse e inkurajova të merrte një arsim në vend që të fokusohej në fe. Ai ishte i zemëruar që nuk e njoha me Islamin që në moshë të vogël,”– thotë Silvana.

Matar, faqja e të cilit tani e fshirë në Facebook ishte e mbushur me foto të politikanëve iranianë. Ai doli me nxitim në skenë të premten në mëngjes në një seminar në veri të Nju Jorkut, ku ndodhej dhe Rushdie. Ai goditi me thikë autorin fitues të çmimit Booker disa herë përpara se të kapej nga dëshmitarët dhe të arrestohej më vonë. Rushdie tashmë ndodhet mirë.