
Do “përballet” me Kinën, Iranin, Rusinë dhe Korenë e Veriut, kush pritet të jetë Sekretari i ri i Shtetit në SHBA

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2021

Senati i Shteteve të Bashkuara voton të martën për emërimin e zotit Antony Blinken në postin e sekretarit të shtetit. Gjatë një seance dëgjimore javën e kaluar, zoti Blinken tha se është i gatshëm të përballet me sfidat e ngritura nga Kina, Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut.
Ai tha se Kina “përfaqëson sfidën më domethënëse” ndaj interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa vuri në dukje se ekziston edhe hapësira për bashkëpunim.
“Ka përplasje në rritje në këtë marrëdhënie; sigurisht konkurruese dhe megjithatë disa edhe bashkëpunuese, kur është në interesin tonë të përbashkët”, shtoi ai.
Zoti Blinken gjithashtu u zotua të ngrejë sërish moralin në Departamentin e Shtetit dhe trupin diplomatik. Zoti Blinken tha se ai e percepton pozitën amerikane jashtë vendit si një vend-udhëheqës që mbështetet tek “modestia dhe vetëbesimi”.
Zoti Blinken ka qenë zëvendës sekretar shteti gjatë administratës Obama dhe ka lidhje të ngushta me Presidentin Joe Biden. Ai ishte drejtor i stafit për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, në periudhën kur zoti Biden kryesonte këtë panel, dhe më vonë u bë këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-Nënpresidentin Biden.
Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë e miratoi kandidaturën e zotit Blinken me 15 vota pro dhe 3 kundër, duke e dërguar kështu për miratimin përfundimtar në Senatin e plotë./VOA
Më të lexuarat


Skandali me maskat/ Deputeti ‘i babëzitur’ dorëzon menjëherë mandatin

'The Economist': A po evoluon SARS-CoV-2 për t’u bërë më vdekjeprurës? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Tragjike/ Gruaja vret vajzën 2 vjeçare dhe tenton të vetëvritet. Zbulohet telefonata që i ka bërë të shoqit pak para aktit ekstrem, çfarë zbuluan hetuesit në trupin e saj

Dalin pamjet nga 'festa' ku digjen maskat mbrojtëse dhe fotografitë e presidentit Joe Biden

E frikshme/ Kur do të shkatërrohet bota? NASA zbulon datën dhe shkakun

Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në publik

Humbi 27 miliardë $ brenda javës / Elon Musk “lëshon fronin”, ja kush është njeriu më i pasur në planet

Në Kongres pritet të zhvillohet një betejë e madhe! Presidenti Joe Biden paralajmëron ndryshim drastik

A ka kuptim mbajtja e maskës jashtë? DW: Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?

Gruaja e ‘hekurt’ e Evropës del me paralajmërimin e fortë në ditën e gruas: Po kërcënohen rëndë nga...
