
Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

“Do të reduktohen dozat”/ BE lëshon paralajmërimin për kompaninë e AstraZeneca

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2021

Brukseli ka paralajmëruar se do të bllokojë eksportet e vaksinës për Covid-19 jashtë bllokut pas njoftimit të AstraZeneca-s se dërgesat do të reduktohen për disa javë.
Gjiganti farmaceutik njoftoi Komisionin Evropian të premten se do të ketë vonesa në tremujorin e parë të këtij viti, një javë pasi Pfizer bëri një njoftim të ngjashëm.
Bordi Drejtues i BE, i përbërë nga zyrtarë shëndetësorë nga Komisioni dhe vendet anëtare, zhvilloi një takim virtual me AstraZeneca të hënën pasdite për të diskutuar çështjen por “përgjigjet e kompanisë nuk kanë qenë të kënaqshme deri më tani”, tha Komisionerja e Shëndetësisë Stella Kyriakides në një deklaratë.
Një takim i dytë u mbajt të hënën në mbrëmje.
“Bashkimi Evropian do të ndërmarrë çdo veprim që kërkohet për të mbrojtur qytetarët e tij,” tha Kyriakides në deklaratë.
Ajo shtoi se njoftimi i ndërmarrjes se ka ndërmend të furnizojë “shumë më pak doza” sesa ishte rënë dakord “nuk është i pranueshëm”, duke theksuar se blloku kishte “para-financuar zhvillimin e vaksinës dhe prodhimin dhe dëshiron të shohë rezultate”.
“Në të ardhmen, të gjitha kompanitë që prodhojnë vaksina për COVID-19 në BE do të duhet të japin njoftim të hershëm sa herë që duan të eksportojnë vaksina në vendet e treta,” shtoi ajo. Dërgesat humanitare nuk do të preken.
AstraZeneca ka një fabrikë në Holandë, Pfizer ka një në Belgjikë.
Më të lexuarat


“Ky është një lajm inkurajues"/ U monitoruan 3.2 milionë njerëz, zbardhen rezultatet për personat që e kanë kaluar Covidin

Vjen fitorja e parë e madhe legjislative për Joe Biden, Dhoma e Përfaqësuesve merr vendimin e menjëhershëm

Jeta po ndryshon në mënyrë eksponenciale / Ulet prodhueshmëria e spermës! Shokon shkencëtarja: Mbi 40% e njerëzve do të kenë nevojë për ndihmë e teknologjisë për të ngjizur fëmijë. Ja ç'pritet të ndodhë me njerëzimin

OBSH jep alarmin: Vala e re që po ndodh në këtë shtet është një tragjedi, paralajmërim për të gjithë botën

Biden jep urdhrin e parë ushtarak, SHBA bombardon grupet ekstremiste në Siri të mbështetura nga Irani

Çanta që ka brenda kodet për armët bërthamore! Demokratët i bëjnë kërkesën urgjente Joe Biden: Hiq dorë nga...

'11 herë më vdekjeprurës', ekspertët amerikanë tregojnë cili është varianti më i rrezikshëm i COVID-19

Çfarë po ndodh? SHBA dhe BE i japin goditjen e radhës Rusisë

Kancelarja Angela Merkel thyen heshtjen, zbulon arsyen pse nuk e ka bërë ende vaksinën

Bilanci i Covid-19 24 orët e fundit, vjen lajmi i keq nga Italia
