BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Bota

Do t’i pezullohej patenta dhe do t’i bllokohej automjeti, thërret nënën, pasi ishte ‘tapë’ në timon, por për habi e ëma kishte pirë akoma më shumë! Ja ç'ndodhi

Do t’i pezullohej patenta dhe do t’i bllokohej automjeti,

Një vajzë nga qyteti i Padovas u ndalua nga Policia Rrugore pas një feste që po kthehej në shtëpi. Në drejtimin e një ”Audi A3”, rezultoi që vajza kishte një përmbajtje alkooli prej 1,74 gramë për litër gjaku.

Sipas ligjit italian, asaj do t’i pezullohej patenta dhe do t’i bllokohej automjeti. Çfarë bëhet në këto raste? Sigurisht telefonohet ndonjë familjar ose mik i besuar.

Atëherë vajza me inicialet S.G., një 34-vjeçare nga Padova, thirri nënën e saj duke i kërkuar që të vinte ta merrte.

Por, për habi të policëve, nëna e saj 54-vjeçare, në bordin e një ”Citroen C3”, rezultoi se kishte pirë më shumë se sa e bija.

Për fat të mirë, mbërriti një person i tretë dhe dy gratë arritën të ktheheshin në shtëpi.