BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Bota

Dokumenti “non-paper”, profesori amerikan tregon prapaskenat çfarë fshihet pas tij: Është në interes të Serbisë dhe jo të Kosovës!

Dokumenti “non-paper”, profesori amerikan tregon prapaskenat

Profesori amerikan universitar i njohur edhe si njohës i çështjeve politike të Ballkanit, Daniel Serwer, pretendon se dokumenti jozyrtar, i ashtuquajturi “non-paper” është më shumë në interes të Beogradit sesa të Prishtinës.

Sipas politika.rs, Serwer vuri në dukje se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte të drejtë kur u tha se po ofronte “më shumë se plani i Ahtisaarit”.

Në këtë artikull thuhet se Serwer postoi në blogun e tij “Peacefare.net” se propozimi do ta linte “shtetin e Kosovës” shumë më pak sovran sesa është sot, ndërsa Beogradit do t’i kërkohet të bëjë pak më shumë se kaq, të ketë një përfaqësues në Prishtinë.


Ai beson se me këtë “non-paper”, Prishtina nuk do të merrte praktikisht asgjë, siç thotë ai, as njohje bilaterale nga Serbia as anëtarësim në Kombet e Bashkuara, por vetëm “premtime të paqarta për të vepruar me një shtet sovran”.

Po ashtu thuhet se Serwer njoftoi se brenda pak ditësh do të botonte një “non-paper ” të tij për Ballkanin Perëndimor në blogun e tij, i cili, siç deklaroi ai, do të ishte në përputhje me politikën zyrtare amerikane të respektimit të sovranitetit dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit.

Më të lexuarat