BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Donald Trump: Joe Biden është kundër Zotit, do të bëjë gjëra që askush tani nuk mund t’i mendojë

Donald Trump: Joe Biden është kundër Zotit, do të

Ndërkohë që kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë pranë pranimit të kandidaturës zyrtare në kongreset e planifikuara nga partitë respektive, ditën e djeshme presidenti aktual Donald Trump ka ashpërsuar retorikën me rivalin e tij Joe Biden. Gjatë një udhëtimi në Ohajo me qëllim shtimin e mbështetjes në terren, Trump është shprehur se Biden është kundër Zotit. “Ai do të bëjë gjëra që askush tani nuk mund ti mendojë si të mundura. Ai do ti bëjë këto sepse është duke ndjekur agjendën e radikalëve të majtë. Ai synon të na ccarmatosë, të na shkatërrojë amendamentin e dytë. Do t’ju marrë armët, të shkatërrojë amendamentin e dytë. Jo fesë, jo asgjëje, dëmton biblën dhe Zotin. Ai është kundër Zotit, kundër armëve, kundër energjisë”, tha presidenti amerikan. SHBA në vjeshtë do të shkojë në zgjedhje dhe demokratët po tentojnë të përdorin në avantazh të tyre situatën koronavirusit. Një tjetër problem i javëve të funti është padyshim ai i votimit me postë, i cili kundërshtohet nga Trump.

Sfidat e Biden

Sondazhet në SHBA favorizojnë Biden, por asnjëherë nuk i dihet se si do të jetë rezultati.

Pandemia e ka bërë të vështirë zhvillimin e një fushate tradicionale dhe zyrtarët e fushatës së tij elektorale thanë se zoti Biden nuk do të shkojë në konventën e Partisë Demokrate në Miluoki për të pranuar nominimin si kandidat zyrtar i partisë së tij. Është një vit zgjedhor si pak të tjerë - papunësi e lartë, trazira sociale dhe njerëzit që përballen me rrezikun e infektimit nga një pandemi e rëndë. Janë të gjithë faktorë që kontribuojnë në performancën e dobët në anketime të Presidentit Donald Trump në shtetet kyçe, ku mund të vendosen zgjedhjet e nëntorit.

Dhe fusha e betejës elektorale po shtrihet drejt disa zonave tradicionale republikane - një lajm i mirë ky për Joe Biden-in. "Po të ktheheshim 10 vjet pas, nuk mendoj se do të gjenim shumë njerëz që të thonin se Arizona, Teksasi dhe madje edhe Xhorxhia do të ishin zona konkurruese", thotë Larry Sabato, nga Universiteti i Virxhinias, raporton “VOA”. Zoti Biden ishte zëvendës i Barack Obamës dhe luajti një rol të madh në administratën e tij. I zgjedhur për herë të parë në Senat në moshën 29 vjeçare, Joe Biden është një politikan me përvojë. "Do të them diçka shokuese. Unë di se si ta bëj qeverinë të funksionojë", tha zoti Biden. "Ai është dikush që ka kaluar tragjedi të mëdha në jetën e tij, që me vdekjen e gruas së tij të parë dhe vajzës së tij në një aksident me makinë", thotë Barbara Perry, e Universitetit të Virxhinias. Pastaj, në vitin 2015, ai humbi djalin e tij të madh, Beau, nga kanceri. Tragjedia e tij personale dhe qëndrimi i tij i gjatë në politikë janë ndoshta arsyet pse kundërshtarët e tij politikë e kanë të vështirë të shfaqin të njëjtën armiqësi si me kandidaten e fundit demokrate. "E korruptuara Hillary Clinton", thoshte në 2016-tën Donald Trump. “Futeni brenda. Futeni brenda”, thërrisnin protestuesit. Por, edhe mbështetësit e zotit Biden pranojnë se atij i mungon karizma - që mund të jetë një problem, thonë analistët. “Ai është monoton dhe normaliteti do ta dëmtojë atë më shumë se Donald Trump-in. Në të vërtetë i vendos njerëzit përpara një zgjedhje shumë të mprehtë, të veçantë", thotë zoti Sabato.