Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Donald Trump konfirmon: SHBA do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Donald Trump konfirmon: SHBA do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Postuar: 06/12/2017 - 19:43

Ashtu siç pritej, presidenti amerikan sfidoi sonte opozicionin botëror duke deklaruar se do të njohë  Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit, por çuditërisht shtoi se gjithsesi lëvizja nuk do të prishë punën e administratës së tij për të zgjidhur konfliktin Izrael-Palestinë.
 
Në komentet e bëra nga Shtëpia e Bardhë, Trump e quajti vendimin “shumë të vonuar”.
 
 “Kam vendosur se është koha për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Edhe presidentë të tjerë e kanë bërë këtë si premtim elektoral por nuk e kanë realizuar. Unë po e bëj”, tha Trump. 
 
Më tej ai vazhdoi: “Të gjitha sfidat kërkojnë qasje të reja. Njoftimi im sot shënon nisjen e një qasjeje të re në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në ndihmën për procesin e paqes dhe unë do bëj gjithçka në fuqinë time për arritjen e marrveshjes. Sigurisht që do të ketë kundërshtime në lidhje me njoftimin, por ne kemi besim se përfundimisht do të arrijmë në mirëkuptim dhe bashkëpunim”.
 
 Zyrtarët amerikanë thanë se zhvendosja e ambasadës amerikane do të kryhet brenda tre vjetëve.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 37

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:55

Dënohet me 5 vite burg ish-diplomati i Selisë së Shenjtë Monisnjor Carlo Capella.Vendimi është marrë nga Gjykata e Vatikanit, pasi akuzohet për pornografi me fëmijë, ndërsa ish-diplomati i ka pranuar akuzat gjatë gjyk

Postuar: 23/06/2018 - 23:22

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka shprehur shqetësim të thellë për acarim kohët

Postuar: 23/06/2018 - 22:20

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të shtunën një propozim të rëndësishëm për emigrantët.

Postuar: 23/06/2018 - 21:26

Tarifat shpaguese të Bashkimit Evropian ndaj mallrave amerikane hynë në fuqi sot, sulmi më i fund

Postuar: 23/06/2018 - 21:23

Presidenti francez, Emanuel Macron tha sot se Franca dhe Spanja dëshirojnë që emigrantët që vijnë

Postuar: 23/06/2018 - 21:13

Turqia do të shkojë në zgjedhje këtë të dielë dhe pozitat e Erdoganit nuk shfaqen më të palëkundu

Postuar: 23/06/2018 - 20:42

Police të reja dhe bukura kanë filluar të patrullojnë në rrugët e qytetit libanez Broummana, vesh