
“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez


Ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i është mundësuar kthimi i llogarive në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram, pasi kompania amë e tyre, Meta, ka bërë të ditur për dhënien fund të pezullimit dyvjeçar.
Vendimi për pezullim të llogarive do të përfundojë “në javët në vijim”, ka thënë gjiganti i platformave sociale. Përmes një deklarate, Nick Clegg, president i Meta-s për çështje të jashtme, ka thënë se publiku “duhet të mund të dëgjojë çfarë thonë politikanët”.
Trumpit i ishte pezulluar qasja në Facebook dhe Instagram për afat të pacaktuar, pas trazirave në Kongresin amerikan më 2021. Clegg ka thënë se kompania ka vepruar pas “lëvdatave” të Trumpit “për njerëzit e përfshirë në trazira”.
“Pezullimi ka qenë vendim i jashtëzakonshëm, që është marrë në kushte të jashtëzakonshme”, ka shtuar ai. Ai ka thënë se në gjetjet e fundit është kuptuar që llogaritë e Trumpit nuk përbëjnë më rrezik serioz për sigurinë publike.
Trump, ndërkohë, ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, duke thënë se Facebook ka humbur “miliarda” dollarë, pasi ka bllokuar “presidentin tuaj të preferuar, mua”.
Lajmi se Trumpit i është kthyer qasja në llogari, është kritikuar nga demokratët dhe disa aktivistë, të cilët kanë thënë se Trump mund të shfrytëzojë sërish llogaritë e tij për të shpërndarë pretendime të rreme.
Twitter, po ashtu, ia pati bllokuar qasjen Trumpit pas trazirave në Kongres. Mirëpo në nëntor të vitit të kaluar, shefi i ri i Twitterit, Elon Musk, ka njoftuar për heqjen e ndalesës ndaj Trumpit, pas publikimit të një ankete në këtë platformë.
Trump nuk është kthyer në Twitter, duke thënë se “nuk shoh arsye për të vepruar ashtu”. Më 6 janar të vitit 2021 disa protestues kanë hyrë në ndërtesën e Kongresit amerikan, në përpjekje për të përmbysur humbjen e Trumpit në zgjedhje.
Trump i ka lavdëruar publikisht ata që kanë sulmuar ndërtesën, mirëpo mohon çdo keqbërje. Departamenti amerikan i Drejtësisë veçse ka nisur hetime penale për atë që ka ndodhur më 6 janar. /REL
Më të lexuarat


Përshkallëzohen tensionet mes Pekinit dhe Tajvanit, ky shtet perëndimor i hedh 'benzinë zjarrit' me paralajmërimin e frikshëm

Shembet një sipërfaqe masive e malit, raportohet për viktima

Çfarë po ndodh? Në këtë shtet qytetarët nisin tubimet dhe mbushin sheshet e vendit, ja arsyeja

Stoltenberg jep lajmin e madh për këtë shtet nordik: I ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO

Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Indi, thellohet bilanci i viktimave (shifrat)

Goditet nga rrufeja, zjarri shkatërron kishën 280 vjeçare

Ekspertët ngrenë alarmin/ Temperatura rekord mbi 40 gradë celcius, ja cili është vendi që po "përvëlohet" nga vala e të nxehtit

U rizgjodh president, Ergodan bën ndryshime në qeverinë e re

Ngrihet alarmi/ Shkencëtarët befasojnë me lajmërimin e fundit: Do krijohen viruse më vdekjeprurës se Covid-19

Me grushte e shkelma, vajzat zihen ashpër për një vend parkimi (Video)
