BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Bota

Donald Trump: Rezultati i zgjedhjeve do të vendoset nga Gjykata Supreme, demokratët do manipulojnë rezultatin

Donald Trump: Rezultati i zgjedhjeve do të vendoset nga Gjykata Supreme,

Gjatë fjalës së tij në një takim në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump shpjegoi edhe arsyen se përse të dy kandidatët janë në një “luftë” të ashpër se cili do të emërojë vendin vakant në Gjykatën Supreme pas vdekjes së gjykatëses Ruth Bader Ginsburgb. Presidenti Trump sqaroi se arsyeja se përse ai kërkon që të jetë ai që e emëron gjyqtaren e re është sepse sipas tij rezultati i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të 3 nëntorit do të përfundojë në Gjykatën Supreme, për këtë shkak nevojitet që Gjykata Supreme të jetë me të nëntë gjyqtarët. “Ne kemi kohë mjaftueshëm para zgjedhjeve të nëntorit, dhe mashtrimi që po përgatisin demokratët do të dalë para Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se të kesh një rezultat 4 me 4 nuk është një situatë e mirë”, tha kandidati republikan. Më trej Trump vijoi se senatori republikan Lindsey Graham, i cili kryeson Komisionin e Gjyqësorit në Senat, as që është e nevojshme të zhvillojë një seancë dëgjimore për personin që do të emërohet për anëtar të Gjykatës dhe se procesi do të kryhej shpejt. “Unë mendoj se çështja do të përfundojë në Gjykatën e Lartë dhe se është shumë e rëndësishme që të kemi nëntë gjyqtarë”, tha Presidenti Trump kur u pyet nëse do të duhej një Gjykatë e plotë për të trajtuar ndonjë sfidë të mundshme për zgjedhjet e 3 nëntorit midis tij dhe rivalit demokrat Joe Biden. Arsyeja se përse Trump beson se rezultati i zgjedhjeve do të jetë e nevojshme që të kalojë në Gjykatën Supreme, është sepse ai beson se kampi demokrat është në përpjekje të vazhdueshme për krijimin e skenarëve që të ndërhyjnë në votimin me postë dhe të mashtrojnë me të. “Ky mashtrim që po përgatisin demokratët … do të dalë para Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se të kesh një rezultat 4 me 4 nuk është një situatë e mirë”, tha ai. VOA raporton se deri tani, vetëm një garë presidenciale, ajo e vitit 2000 midis republikanit George W. Bush dhe demokratit Al Gore, i ka kaluar Gjykatës Supreme (të Lartë).

Qëndrimet

Ndërkohë ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i zotit Trump për zgjedhjet e 3 nëntorit, ka bërë thirrje që presidenti i ardhshëm, të përzgjedhë kandidatin për Gjykatën e Lartë, pas inaugurimit të tij në janar. Aleatët republikanë të zotit Trump në Senat thonë se ata mund të zhvillojnë një votim para zgjedhjeve. Kjo do të vuloste një shumicë konservatore 6 me 3 në gjykatën më të lartë të vendit. Presidenti Trump ka thënë se do ta shpallë të zgjedhurën e tij mes pesë grave kandidate të shtunën pasdite. Të hënën, ai u takua në Shtëpinë e Bardhë me gjyqtaren Amy Coney Barrett, e cila shihet si pretendente kryesore. I pyetur për gjyqtaren tjetër, Barbara Lagoa, ai u tha gazetarëve të mërkurën: “Nuk kam planifikuar një takim, por ajo është në listën time”. Gjatë mandatit të tij, Presidenti Trump ka emëruar dy konservatorë në gjykatën e Lartë, Neil Gorsuch në vitin 2017 dhe Brett Kavanaugh në vitin 2018. Emërimet në Gjykatën e Lartë, anëtarët e së cilës shërbejnë për jetë, kërkojnë konfirmimin e Senatit. Aleatët republikanë të Presidentit Trump kontrollojnë 53 nga të 100 vendet e Senatit. Dy senatore republikane, Susan Collins dhe Lisa Murkoëski kanë njoftuar se do të votojnë kundër emërimit të zotit Trump para zgjedhjeve, kur mbeten më pak se 40 ditë në krahasim me 70 ose më shumë që zakonisht i është dashur Senatit për të shqyrtuar e miratuar kandidaturën për një vend në Gjykatën e Lartë gjatë administrave të kaluara. Por asnjë senator tjetër republikan nuk u është bashkuar atyre në përpjekjen për të vonuar shqyrtimin e kandidaturës. Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch Mçonnell ka thënë se është gati të veprojë, sapo Presidenti Trump të shpallë emërimin.