Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Donald Trump: Rreziku ndaj Covid-19 i mbivlerësuar, veprimet e mija të fuqishme për të eliminuar pasojat

Donald Trump: Rreziku ndaj Covid-19 i mbivlerësuar, veprimet e mija të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mohoi se e ka minimizuar seriozitetin e

sëmundjes COVID-19. Madje në një intervistë për “ABC News”, presidenti Trump është shprehur i sigurt se në fakt rreziku i ardhur nga Covid -19 është mbivlerësuar nga ai dhe administrata e tij. “Nuk e kam minimizuar. Në fakt, në shumë mënyra, e kam mbivlerësuar për sa u përket veprimeve. Veprimet e mia kanë qenë shumë të fuqishme”, tha Trump, duke iu referuar marrjen e masave për ndalimin e udhëtimit që në fillim të këtij viti, për udhëtarët nga Kina dhe Europa. “Do të kishim humbur mijëra njerëz më shumë pa vendosjen e asaj ndalese. Kemi shpëtuar shumë jetë kur e kemi vendosur atë”, tha Trump. Presidenti, në vazhdën e deklaratave lidhur me pandeminë dhe koronavirusin, bëri me dije se një vaksinë do të jetë e disponueshme në periudhë kohore jo më të largët se 3 ose 4 javë. Në një eveniment publik në Filadelfia ai tha se krijimi i një vaksine efikase është shumë pranë. “Nëse dëshironi ta mësoni të vërtetën, qeverisë së kaluar mbase do i duheshin vite e vite të zbulonte vaksinën për shkak të Administratës për ushqim dhe barëra dhe të gjitha miratimeve. Ndërsa ne jemi vetëm disa javë larg këtij zbulimi, mbase tre javë, katër javë”, deklaroi presidenti i SHBA. Ai u përqendrua në parashikime të dhëna në fillim të këtij muaji nga autoritetet shëndetësore amerikane dhe kompania farmaceutike Pfajzer. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur afro 30 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 935,000 kanë vdekur dhe mbi 20 milionë janë shëruar. SHBA-ja është vendi më i prekur në botë, me mbi 6.6 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 195,000 viktima. Në Filadenfia, Pensilvani, presidenti përsëriti pretendimet e tij të mëparshme, me anë të të cilave synonte të qetësonte publikun se çdo gjë do të kalojë vetë. Trump u shpreh i bindur se njerëazit do të arrijnë të krijojnë atë që quhet imuniteti i turmës, që quhet i arritur në momentin që një numër i madh njerëzish kanë zhvilluar rezistencë ndaj një sëmundje të caktuar, dhe kjo shkakton ndërprerjen e transmetimit të sëmundjes. Ai gjithashtu hodhi përsëri dyshime mbi këshillat shkencore të administratës së tij mbi mbajtjen e maskave. “Koncepti i një maske është i mirë, por ... ju vazhdimisht e prekni atë. Ju prekni fytyrën tuaj. Ju prekni pjatat. Ka njerëz që nuk mendojnë se maskat janë të mira”, tha ai. Por zoti Trump tha gjithashtu se COVID-19 do të zhdukej shumë shpejt falë vaksinës. Komentet zotit Trump u bënë disa orë pasi qendra pavarur kërkimore Pew publikoi një sondazh sipas të cilit vetëm 15 për qind e popullatës në 13 vende të ndryshme besojnë se Shtetet e Bashkuara e trajtuan mirë pandeminë, krahasuar me 85 për qind që thanë se përgjigjja e qeverisë amerikane ishte e dobët.

Kura anti-COVID

Drejtuesit e një eksperimenti në laboratorin Regneron thonë se janë shumë pranë zbulimit të atij që mund të jetë ilaçi i parë kundër sëmundjes ngjitëse, ndonëse ende ka shumë të panjohura. Sikur kjo edhe shumë kompani të tjera, janë duke kryer eksperimente të ndryshme në përpjekje të zbulimit të një kure. Eksperimenti i kompanisë Regneron, duke përzier antitrupat e prodhuar në laboratorin e tyre me barna të tjera, po shihet si një mundësi premtuese e zbulimit të ilaçit kundër pandemisë COVID-19. Prova që po zhvillohet në Britani, ku po punohet në fronte të ndryshme për kurimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse, do të krahasojë ndikimin e ilaçeve para dhe pasi të shtohen antitrupat e krijuar në kushte klinike. Profesori i mjekësisë dhe epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit, Martin Landray, që është një nga drejtuesit e eksperimentit thotë se ky mund të jetë ilaçi i parë kundër epidemisë. “Këto janë me të vërtetë klasa e parë e barnave që janë zhvilluar pikërisht për këtë sëmundje. Çdo zhvillim i deritashëm vjen nga ato që kishim në disponim nga së mundje të tjera dhe që mund t’u ndryshohej qëllimi”, tha ai. Profesori ka shpresë se ilaçi do të dalë me sukses, ndonëse ende shumë pyetje nuk kanë përgjigje.