Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Donald Trump thirrje nga OKB: Të luftojmë drogën të gjithë së bashku!

Postuar: 24/09/2018 - 19:56

Paraditen e sot është mbajtur mbledhja e radhës së Kombeve të Bashkuara ku është diskutuar mbi çështjen më problematike që prek mbarë botën, drogën. 

Në takimin e thirrur për aksion global mbi problemin e drogës në botë, ishte prezent edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Trump kërkoi mbështetjen e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në takimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara por edhe atyre që nuk janë pjesë e saj.

‘Sot, të gjithë së bashku, jemi të vendosur të luftojmë epideminë e drogës.

Statistikat e 2018-tës tregojnë se përdorimi i kokainës dhe opiumit kanë arritur në nivele rekord të frikshme dhe vdekjet nga përdorimi i drogës janë rritur me 60 për qind nga viti 200 deri në vitin 2015.

Ashtu sikurse e dimë të gjithë, problemet e drogës janë të lidhura më krimin e organizuar, problemet ekonomike,  korrupsioni dhe terrorizmi. Është vitale për shëndetin publik dhe forcave të sigurisë internacionale të luftojnë varësinë ndaj drogërave dhe të ndalojmë çdo formë të trafikut që u jep përfitime financiare karteleve të drogës duke vrarë njerëz.

SHBA, me kënaqësi pret të bashkëpunojë me ju për të forcuar komunitetin tonë, të mbrojmë familjet tona dhe të kontribuojmë në një të ardhme pa drogë për të gjithë fëmijët tanë’, u shpreh presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Përpara se t’ia jepte fjalën atë që ajo e quajti bosin e saj, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley bëri një përshkrim të situatës dhe kërkojë mbështetjen e të gjithë vendeve për të luftuar fenomenin e drogës.

Presidenti tregon një interes personal kur vjen puna te lufta kundër drogës. Shba-të, sikurse shumë shtete të tjera, kanë parë humbje të madha  në jetë njerëzish dhe familje të shkatërruara për shkak të lëvizjes së paligjshme dhe abuzimit me drogën.

‘Ajo që na sjell në të gjithë së bashku këtu është fakti se droga nuk është një shqetësim vetëm për Amerikën por droga është një problem global. Nuk është problemi vetëm te konsumimi por edhe tek furnizuesit, një problem tek forca e ligjit, një problem shoqërie.

Duhet që çdo vend prezent në këtë mbledhje të OKB-së, të merret me këtë fenomen.  Presidenti kërkon të angazhojë edhe më shumë vende të tjera. Ne kërkojmë konfirmimin tuaj se ju do të përfshiheni në këtë çështje’ ka deklaruara presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë ditës së sotme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 07:44

Në zhvillimet e djeshme të konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Munih, zëvendës-presidenti amerikan Mike Pence ka kritikuar fuqitë aleate evropiane për mungesë mbështetjeje ndaj nismave amerikane në lidhje me Iran

Postuar: 16/02/2019 - 22:25

Protestuesit e Jelekëve të Berdhë në Paris pikasën sot në rrugë të ashtuquajturit mendimtar heb

Postuar: 16/02/2019 - 22:11

Gjykata e apelit në Fujairah të Emirateve të Bashkaura Arabe, shqyrtoi sot rastin e një gruaje

Postuar: 16/02/2019 - 22:02

Një përdorues drogash i cili i injektoi një dozë fatale heroine të dashurës së tij dhe më pas f

Postuar: 16/02/2019 - 19:17

NASA po përshpejton planet për të rikthyer amerikanët në hënë, pro kësaj here agjencia hapësino

Postuar: 16/02/2019 - 19:07

Një ish-inxhinier i lartë i Coca-Cola është paditur dje në Tennessee të SHBA për vjedhje të sek

Postuar: 16/02/2019 - 18:42

Titanosaurët ishin gjigandët katërkëmbësh që bridhnin në fushat e Afrikës dhe Amerikës së Jugut