BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Bota

Dorëhiqet kryeministri francez, pritet që Macron të marrë një vendim brenda disa orësh

Dorëhiqet kryeministri francez, pritet që Macron të marrë

Jep dorëheqjen nga posti që mbante kryeministri francez Edouard Philippe, duke i dorëzuar kërkesën presidentit Macron. Ai do të vazhdojë të jetë në krye të çështjeve qeveritare deri në emërimin e pasuesit të tij.

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka dhënë dorëheqjen përpara se të ndodhë një riorganizim i qeverisë nga presidenti, Emmanuel Macron.

Pallati Elysee tha përmes një deklarate se, kryeministri Philippe do të vazhdojë të ushtrojë funksionin derisa të emërohet një kabinet i ri qeveritar.

Macron do të emërojë një kryeministër të ri "brenda disa orësh", thuhet në deklaratë.

Nuk është ende e qartë nëse kryeministrit Philippe do t’i besohet sërish formimi i qeverisë së re.

Masa e Macronit, për të freskuar qeverinë e tij, vjen pasi partia e tij, shënoi humbje në zgjedhjet lokale.

Në vitin 2017 kur Macron erdhi në pushtet e emëroi Philippe si kryeministër, ndërsa qeverinë e formoi në datën 17 maj të atij viti.

Por Philippe nuk do të mbetet pa post, pasi javën e kaluar fitoi zgjedhjet si kryetar i bashkisë së Le Havre, ku ka shërbyer edhe më parë.

Tashmë Presidnetit Macron i mbetet të zgjedhë një ekip tjetër të qeverisë, me pandeminë që e bën edhe më të vështirë detyrën e kryeministrit që do vijë.

Më të lexuarat