BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Bota

Dramë gjatë udhëtimit turistik, gruaja tmerrohet nga ajo që gjen brenda tualetit

Dramë gjatë udhëtimit turistik, gruaja tmerrohet nga ajo që

Një grua tha se u sulmua sapo ishte ulur në tualet  nga një ari.

Shannon, vëllai i saj Erik dhe e dashura e tij kishin marrë makinat e dëborës në shkretëtirë për të qëndruar afër Liqenit Chilkat, në juglindje të Alaskës.

Ata kishin ngrënë suxhuk para se Shannon të shkonte të përdorte tualetin e kabinës.

“Unë dola atje dhe u ula në tualet dhe menjëherë diçka kafshoi prapanicën time ndërsa isha ulur”, tha Shannon. “U ngrita shpejt dhe bërtita”.

Eriku dëgjoi të bërtiturat dhe shkoi me shpejtësi. Atje, ai gjeti Shannon e kafshuar nga ariu. Ata në fillim menduan se ajo ishte kafshuar nga një ketër ose një vizon, ose diçka e vogël.

Eriku me një fener në dorë, ngriti shpejt ulësen e tualetit.

“Hapa tualetin dhe aty pashë një fytyrë ariu tamam aty në nivelin e ulëses së tualetit, parë prapa lart përmes vrimës“, tha ai për Daily Mail.

“Thjesht mbylla kapakun aq shpejt sa munda dhe thërrita: Është një ari atje poshtë, ne duhet të largohemi nga këtu tani”, tha ai lidhur me ngjarjen e frikshme.