
Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Drejtoi i FBI-së Chris Wray dëshmon në Kongres për trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Kapitolin amerikan

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Mars 2021

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve Chris Wray po dëshmon në Kongresin amerikan lidhur me trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Kapitolin amerikan. Ndër të tjera, ai po përballet edhe me pyetjet nëse FBI-ja komunikoi në mënyrë adekuate me agjencitë e tjera të zbatimit lidhur me mundësitë për dhunë më 6 janar.
Seanca në Komisionin e Senatit për Gjyqësorin, ku po dëshmon zoti Wray, pritet të dominohet nga pyetjet lidhur me përgatitjet e Byrosë Federale të Hetimeve për trazirat dhe hetimet që pasuan. Një tjetër temë e nxehtë pritet të jetë dhe mënyra se si FBI-ja po përballet me kërcënimin e sigurisë kombëtare nga nacionalistët e bardhë dhe ekstremistët e dhunshëm të brendshëm dhe nëse agjencia e tij ka burimet e duhura për të trajtuar këtë problem.
Dhuna në Kapitol e bëri të qartë se agjencia e zbatimit të ligjit që revolucionarizoi veten pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, për t’u marrë me terrorizmin ndërkombëtar, tani po përpiqet të adresojë dhunën në rritje nga amerikanët e bardhë.
Administrata e Presidentit Joe Biden ka ngarkuar drejtorin e zbulimit kombëtarë për të punuar me FBI-në dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të vlersëuar kërcënimin.
Drejtori Wray ka mbajtur një profil relativisht të ulët që nga dhuna në Kapitolin amerikan dy muaj më parë. Megjithëse ka informuar ligjvënësit privatisht dhe ndarë të dhëna me organet lokale të zbatimit të ligjit për seanca dëgjimore, për zotin Wray dita e sotme shënon daljen e parë publike para Kongresit që nga zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
FBI-ja po përballet me pyetje se si i trajtoi të dhënat e zbulimit në ditët para trazirës dhe nëse paralajmërimet për dhunë të mundshme u transmetuan tek zyrtarët e duhur.
Javën e shkuar, shefi i përkohshëm i policisë së Kapitolit tha se raporti i 5 janarit nga FBI-ja ra në dorën e hetuesve brenda forcës së policisë dhe tek njesia e zbulimit, por asnjëherë nuk u dërgua tek hallkat drejtuese.
Raporti në fjalë paralajmëroi në lidhje me postimet në internet që flisinin për “luftë” në kryqytetin amerikan me 6 janar. FBI-ja ka thënë se raporti i saj i përpiluar në të dhëna të paverifikuara, u nda me të gjithë aktorët që janë pesë e forcës kundër terrorizmit.
Një tjetër çështje që mund të ngrihet në seancën e sotme dëgjimore është edhe hetimi i FBI-së lidhur me hakerimin masiv rus të korporatave amerikane dhe agjencive qeveritare, kur hakerë me njohuri të larta injekuan një kod elektronik infektues në përditësimin e programeve kompjuterike./VOA
Më të lexuarat


Ende pa një emër që do zëvendësojë Angela Merkel, DW: Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?

E papritur! Boris Johnson nuk do të jetë i pranishëm në varrimin e Princit Philip, zbulohet arsyeja e këtij vendimi

Surprizon sërish Donald Trump, zbulon planin për rikthim: Do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë në...

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

Ky vend përballet me një tërmet të fuqishëm, shtatë viktima

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Pallati mbretëror në zi/ Princ Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, zbulohet dëshira e tij e fundit

Përdorimi i vaksinës anti-COVID/ Pfizer dhe BioNTech kërkesë rregullatorëve amerikanë, ja çfarë po ndodh

OBSH nuk rekomandon imunizimin me dy lloje vaksinash

Ky trajtim që po përdorin mjekët tek pacientët me COVID-19 po tregohet i efektshëm
