BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Bota

“Ç’dreqin bën? Ku dreqin shkon?”, kryebashkiakut i soset durimi, ja cila është metoda e re për të kontrolluarit të pabindurit

“Ç’dreqin bën? Ku dreqin shkon?”, kryebashkiakut i

Për të luftuar emergjencën koronavirus, kryebashkiaku i Mesinës në Itali, Cateno De Luca, ka ndërmarrë një nismë unike, për të kontrolluar të pabindurit ndaj rregullave të qeverisë. Ka nxjerrë në aksion dronët.

Synimi është për të kontrolluar dhe trembur ata që shkelin rregullat dhe dalin nga shtëpia.

“Nuk dilet nga shtëpia, ky është urdhri i kryebashkiakut De Luca dhe kaq”!

Kryebashkiaku e shpjegoi projektin e tij me një video në “Facebook”. Në dronët lëvizës do të transmetohen mesazhe zanore të regjistrua pikërisht nga qytetari i parë i vendit.

“Dua të kontrolloj gjithçka, i dua dronët kudo”, tha De Luca. Një ndër mesazhet më tipikë të tij kur shikon njerëz në rrugë është: “Ç’dreqin bën? Ku dreqin shkon”?