
Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Dy versionet e reja të COVID alarmojnë OBSH-në, mblidhet menjëherë Komiteti i Emergjencës

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021
Organizata Botërore e Shëndetësisë është e alarmuar për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të virusit SARS-CoV-2, një mutacion ky mjaft infektues. Viti i dytë i pandemisë mund të bëhet edhe më i ashpër.
Për shkak të përhapjes me shpejtësi të variantit të ri të virusit Corona në të gjithë botën, Komiteti i Emergjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH mblidhet të enjten në Gjenevë për t'u konsultuar për zhvillimet aktuale, dy javë para kohe.
Dy mutacione të virusit janë zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në Britaninë e Madhe, të dy konsiderohen shumë më tepër infektues se format aktuale. Këto mutacione janë shpërndarë tani në 50 vende të botës. Ndërkohë edhe Japonia bëri të ditur zbulimin e një mutacioni të ri, që me gjasë e ka origjinën në zonën e Amazonës në Brazil. Për këtë variant po hulumtohet ndërkohë.
Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i ashpër, sipas OBSH-së. Arsye për këtë është përhapja e virusit, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i OBSH, Mike Ryan. Epidemiologu që koordinon luftën kundër pandemisë, thotë se kjo prek sidomos hemisferën veriore të globit për shkak të varianteve të reja.
Gadishulli iberik në krizë
Nga e premtja Portugalia futet në një lockdown të ri. Kryeministri Antonio Costa, bëri thirrje të punohet nga shtëpia, aty ku është e mundur. "Rregulli është shumë i thjeshtë: Ne duhet të jemi të gjithë në shtëpi." Pandemia ka arritur fazën më kritike në këtë vend, krahasuar me numrin e popullsisë, Portugalia me 8.200 raste vdekjesh e 507.000 infektime është ndër vendet me shifrat më të larta në shtatë ditët e fundit. Edhe në Spanjë janë rritur shifrat e infektimeve. Ndërkohë që në të gjithë botën janë infektuar 91.65 milionë vetë, 1,966 milionë kanë humbur jetën nga virusi, sipas një llogaritjeje të Reuters.
Ekip ndërkombëtar në Vuhan
Me vonesë, por në fund Kina e lejoi ekipin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të hetojë mbi origjinën e virusit. Ekipi 10 vetësh ka mbërritur ndërkohë në Vuhan, vendin, në të cilin në fund të vitit 2019 u zbulua vatra e parë e infeksionit. Ekspertët e OBSH do të duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë, sipas rregulloreve mjaft strikte të autoriteteve kineze./DW
Më të lexuarat


Joe Biden merr detyrën e presidentit të SHBA: Triumfoi demokracia, nuk festojmë triumfin tim, por të kauzës sonë

Inaugurimi i Joe Biden, të gjithë sytë te Bill Clinton, veprimi i ish presidentit bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Mori sot zyrtarisht detyrën, Zëri i Amerikës tregon cilat janë 9 sfidat që e presin Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë

Kina bën lëvizjen e papritur vetëm disa minuta pasi Joe Biden mori detyrën si President i SHBA-ve

Greqia miratoi projektligjin për tu zgjeruar me 12 milje në Jon, reagon menjëherë Turqia dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Thyet tradita, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, por s’ka paraardhës për t'i dhënë …

Zbardhet mesazhi i Merkel për Joe Biden menjëherë pasi u betua si president i SHBA-ve

Parlamenti miraton projekt-ligjin, ja sa mije do të zgjerohet Greqia në detin Jon

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

Joe Biden zyrtarisht president i SHBA, Hillary Clinton del me mesazhin e fuqishëm
