BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

Dyshohet se është përfshirë në trafik droge, arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes (EMRI)

Dyshohet se është përfshirë në trafik droge, arrestohet

Në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit, është arrestuar ish-ministri i Mbrojtjes së Meksikës, Salvador Cienfuegos Zepeda.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm i këtij shteti,  Marcelo Ebrard përmes një postimi në Twitter.

Ebrard shkroi se ai ”ishte informuar për arrestimin nga ambasadori amerikan në Meksikë, Christopher Landau”.

“Ne do t’i ofrojmë (Cienfuegos Zepeda) ndihmën konsullore për të cilën ai ka të drejtë”, shtoi Ebrard.

72-vjeçari u arrestua me kërkesë të ”US Drug Enforcement Administration” (DEA) njoftoi gazeta meksikane ”El Universal”, ndërsa media të tjera raportuan se ai ishte akuzuar për trafik droge.