BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

E dini sa orë mbijeton në lëkurë COVID-19? Studiuesit japonezë bëjnë zbulimin e rëndësishëm për virusin dhe dalin me thirrjen e fortë për të gjithë qytetarët

E dini sa orë mbijeton në lëkurë COVID-19? Studiuesit

Koronavirusi mbetet aktiv në lëkurën e njeriut për nëntë orë, bëjnë me dije studiuesit japonezë, ndërsa bëjnë thirrje për kujdes maksimal të higjienës dhe larje të shpeshtë të duarve.

Sipas një studimi të botuar në revistën Klinike të Sëmundjeve Infektive, theksohet se patogjeni që shkakton gripin mbijeton në lëkurën e njeriut për rreth 1,8 orë, shkruajnë mediat e huaja.

“Mbijetesa 9-orëshe e SARS-CoV-2 në lëkurën e njeriut mund të rrisë rrezikun e transmetimit të kontaktit duke përshpejtuar pandeminë”.

Sakaq studimi mbështet bën thirrje për larje të rregullt të duarve për të kufizuar transmetimin e koronavirusit.

“Mbijetesa më e gjatë e SARS-CoV-2 në lëkurë rrit rrezikun e transmetimit të kontaktit; megjithatë, kujdesi i treguar ndaj higjienës së duarve mund të zvogëlojë këtë rrezik, ” sqarojnë studiuesit japonezë.