
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

E kapi duke i vjedhur restorantin, pronari në SHBA bën gjestin e pazakontë me hajdutin

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Prill 2021
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Georgia, ku një pronar restoranti ka vendosur të mos ngrejë akuza ndaj një hajduti që e kapi duke vjedhur dhe në vend të kësaj ai i ofroi punë. Carl Wallace u zgjua nga sistemi i alarmit dhe pa në kamerat e sigurisë një burrë me tuta sportive dhe me një kapuç duke përdorur një tullë për të thyer dritaren e restorantit të tij. Burri më pas tentoi të hapte arkën ku vendoseshin paratë dhe pa që nuk kishte asnjë gjë aty.
'Kjo sjellje më bëri të kuptoj se ky djalë nuk po bën një punë të mirë, duhet të ketë rrugë të tjera që ky djalë të nxjerrë para.'-tha Wallace.
Ditën që hajduti u fut në biznesin e tij, Wallace festonte 45 vjetorin e tij dhe shpërndau një foto në rrjetet sociale. Ai postoi dhe numrin personal të telefonit dhe i kërkoi grabitësit që të vinte të bënte një kërkesë për punë. “Asnjë polici, asnjë pyetje. Le të ulemi dhe të flasim se si mund t’ju ndihmojmë dhe të rregullojmë rrugën në të cilën po ecni”, shkroi ndër të tjera ai. Postimi i tij në Facebook u bë viral dhe u hspëenda me mijëra herë të gjithë botën. Gjithashtu edhe pronarë të tjerë të bizneseve lokale ranë në kontakt me Wallace dhe ndanë video të marra nga kamerat e sigurisë që tregonin se i njëjti person kishte tentuar të vidhte edhe në pronat e tyre.
Më tej Wallace është shprehur se është një gjest i mirë nëse i jep dikujt dorën dhe e nxjerr nga një rrugë e gabuar.
"Ndoshta atij djali nuk i është dhënë kurrë ajo mundësi. Mbase ai nuk do që të jetë një hajdut. Ne të gjithë si njerëz duhet të kemi një nivel të faljes ndaj njëri-tjetrit dhe të përpiqemi të gjejmë një mënyrë më të mirë, sepse të kemi kaq shumë urrejtje në këtë botë dhe nuk i kuptojmë problemet dhe sfidat e njëri-tjetrit në jetë”-përfundoi Wallace.
Më të lexuarat


Tronditet Italia, 83-vjeçari vret gruan, djalin dhe pronarët e shtëpisë

Dilema për dozat Sinovac, zyrtari i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë e pranon hapur ‘të metën’ e vaksinës

Vendim që pritej! Zbulohet a do marrë pjesë Meghan Markle në varrimin e Princit Philip

Ende pa një emër që do zëvendësojë Angela Merkel, DW: Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?

E papritur! Boris Johnson nuk do të jetë i pranishëm në varrimin e Princit Philip, zbulohet arsyeja e këtij vendimi

Surprizon sërish Donald Trump, zbulon planin për rikthim: Do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë në...

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

Ky vend përballet me një tërmet të fuqishëm, shtatë viktima

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Pallati mbretëror në zi/ Princ Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, zbulohet dëshira e tij e fundit
