BREAKING NEWS

Tronditëse/ Krim brenda familjes, djali vret babain

Tronditëse/ Krim brenda familjes, djali vret babain
x
BREAKING NEWS

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të ketë përplasje. Ka informacion se.../ Noka: Si kurrë më parë

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me
x
BREAKING NEWS

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin Monika Kryemadhin, sulmon Inceneratorët me faktet publike të Jorida Tabakut

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin
x
BREAKING NEWS

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek dorëheqja për Shkëlzen Berishën, del videoja e Ilir Metës dhe Sali Berishës që po qarkullon me shpejtësi

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek
x
BREAKING NEWS

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/ Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e rëndësishme dhe fatin e frikshëm që e pret Vladimir Putin: Në Shqipëri do krijonte një...

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e tij dhe kundër SHBA, ja pse më 7 korrik rrezikon të përsëritet ‘21 janari’ dhe çfarë e lidh kreun e ‘Foltores’ me Metën

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e
x
BREAKING NEWS

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë të bashkisë, në pranga edhe drejtori i varrezave të Tufinës. Ja skema që përdornin për të vdekurit

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë
x
BREAKING NEWS

Shifrat e të infektuarve po arrijnë nivele të larta/ Konferencë urgjente nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: Po qarkullon nënvarianti i ri i Omicron

Shifrat e të infektuarve po arrijnë nivele të larta/
x

Bota

E keni pasur ndonjëherë dëshirën për të qënë të pavdekshëm? Vjen lajmi i jashtëzakonshëm: Shumë shpejt njerëzit mund të...

E keni pasur ndonjëherë dëshirën për të

Sipas shumë besimeve fetare, jeta e përjetshme ekziston, në parajsë ose nëpërmjet rimishërimit në Tokë. Për një arsye të thjeshtë, kjo duket sikur na lehtëson frikën nga vdekja.

Ideja se mund të jetojmë përgjithmonë sigurisht besohet nga një shumicë. Por një teori e tillë tani po shqyrtohet edhe nga një ekip i larmishëm shkencëtarësh, grupe kulti dhe teknologë, të bashkuar nga bindja se do të gjendet një mënyrë për t’i bërë njerëzit të pavdekshëm.

Ndërkohë ata besojnë se terapitë eksperimentale mund t’i ndihmojnë, pavarësisht që shpesh herë kanë rezultuar mashtrime por që premtojmë rimishërimin.

Në librin”Çmimi i pavdekësisë”, Peter Ward, një gazetar që ka shkruar për The Economist, flet për origjinën e këtyre besimeve dhe kurat e shkencës për të ndaluar plakjen. Madje një pjesë të kohës së tij, ai e kalon me grupe të ndryshme të kishave, ku kongregantët diskutojnë mbi suplementet ushqimore dhe krionikën (ngrirjen e trupave pas vdekjes me shpresën se ato mund të ringjallen më vonë).

“Të pavdekshmit” e Amerikës, sipas tij, janë të frymëzuar nga ëndrrat e futuristëve si shkrimtari i fantashkencës Isaac Asimov, raporton abcnews.al.

Një tjetër person që ka ndikuar është Nikolai Fedorov, një filozof rus i shekullit të 19-të, i cili mendonte se të gjitha qeniet e gjalla, një ditë, mund të ringjallen duke përdorur gjurmët e tyre që “notojnë” përreth  kozmosit – një vizion që të sjell në mendje klonimin modern të ADN-së.

“Longevity escape velocity” është një nga parimet kryesore të pavdekshmërisë. Ky nocion nxjerr në pah nëse shkenca arrin të zgjasë jetëgjatësinë e njeriut me 20 ose 30 vite – në rreth 110 ose 120.

Kjo është situatë hipotetike në të cilën jetëgjatësia zgjatet më shumë se koha që po kalon. Hipoteza u hodh në 2004 nga Aubrey de Grey, një shkencëtar britanik i shquar në fushën e ndryshimit të moshës, puna e të cilit tërhoqi vëmendjen e manjatëve të Silicon Valley.

Kjo nuk është thjesht një fantazi. Terapitë e gjeneve dhe qelizave staminale dhe llojet e tjera të mjekësisë rigjeneruese mund të trajtojnë disa nga mënyrat për të parandaluar plakjen, megjithëse këto metoda nuk janë të testuara dhe të sigurta.

Megjithatë, kjo mund të mos marrë shumë kohë. Manjatë të teknologjisë si Sergey Brin dhe Larry Page, bashkëthemeluesit e Google dhe Jeff Bezos i Amazon kanë shpenzuar shumë të mëdha parash për kërkime rreth jetëgjatësisë.

Sipas një Ward, qëllimi është rritja e jetëgjatësisë, jo ngrirja e trupave të tjerë që mund të “zgjohen në 200 vite nga tani dhe të kryejnë vetëvrasje nëse do të kenë mundësi”.

Disa persona që besojnë të pavdekshmëria mbështesin një synim edhe më radikal: ringjalljen e mendjes së një personi të vdekur nëpërmjet një roboti ose përmes ndonjë forme të realitetit alternativ digjital.

Në teori  kjo mund të realizohet duke përdorur skanime të indeve të trurit, ose duke aplikuar inteligjencën artificiale për të rindërtuar një personalitet nga “mindfiles” – sasi të mëdha të të dhënave digjitale të grumbulluara gjatë jetës së personit.

Titanët e teknologjisë po financojnë gjithashtu në këtë metodë.  Ata e dinë se shancet për sukses janë të pakta por gjithsesi janë të gatshmë të investojnë para dhe mundin e tyre për të korrur sukses në diçka të tillë.

Ward ka përmbledhur një raport të plotë nga tragjikomeditë e viteve të hershme të krionikave, deri te tregimet e mashtruesve. Nëse shkencëtarët arrijnë ta bëjnë vdekjen fakultative, sipas Ward, zgjidhja e çështjeve të tilla do të jetë një parakusht për një “botë të denjë në të cilën mund të jetojmë më gjatë.”/The Economist