
Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi në “Air Albania Stadium”. Ja çfarë po ndodh

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos një rekord special në Evropë, trajneri i parë në histori që …

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot humbjen, e papritur ajo që i ndodhi Klodiana Lalës gjatë transmetimit live

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë në lot gëzimi, i drejtohen tifozerisë, shkruhet me germa te arta emri i …

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit, ja dyshimet e para (Emri)

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/ Roma dhe Mourinho në histori, fitojnë në Tiranë trofeun e parë europian

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet në dy forca politike, ardhja e Berishës në krye...

E mistershme/ Mësuesja 23-vjeçare vritet në mes të rrugës, dalin dyshimet e para (FOTO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Janar 2022
Vrasja e një mësueseje 23-vjeçare javën që lamë pas në Irlandë, bëri që me qindra njerëz të dilnin të shtunën në rrugët e Londrës, për të bërë homazhe në nder të saj.
Ashling Murphy u vra teksa kishte dalë për vrap në brigjet e Kanalit të Madh në Tullamore, County Offaly. Zona njihet si Rruga e Fionës, në kujtim të një gruaje tjetër që u zhduk 25 vjet më parë, ndërkohë që ishte 7 muajshe shtatzënë. Vdekja e Ashling ka nxitur edhe njëherë debatin për sigurinë e femrave në Irlandë, por edhe më gjerë.
Por kush e vrau mësuesen e fillores, vetëm 23 vjeçe dhe përse?
Mediat britanike shkruajnë se policia po përpiqet të identifikojë një person me biçikletë, i cili dyshohet se e ndoqi viktimën në zonë, përgjatë 24 orëshit përpara vrasje. Autoritetet irlandeze thuhet se kanë bërë mjaft progres në hetimet, megjithatë nuk ka ende detaje të bëra publike.
Një person i cili besohet se ndodhet në spital në rajonin e Dublinit, konsiderohet person me interes dhe hetuesit po presin që të bisedojnë me të. Ai mësohet se shkoi në spital me plagë në fytyrë, të ngjashme me ato që mund t’i bëhen nga dikush që po mbrohet.
Ndërkohë kontrolle po bëhen në prona në Tullamore dhe Dublin.
Sa i përket personit që u pa nga banorët duke lëvizur në zonë me biçikletë, është e mundur që ai të ketë informacion se çfarë i ndodhi Ashling. Ndërkohë, zyrtarët nuk përjashtojnë mundësinë që mësuesja të jetë përndjekur përgjatë 24 orëve përpara vrasjes.
Për vdekjen e së resë përgjatë fundjavës u mbajtën homazhe në disa qytete të Irlandës. Familjes së saj iu bashkuan qytetarë të shumtë mbrëmjen e së premtes teksa ndezën qirinj në vendin ku u vra.
Këtë të diel u bë publik raporti mjeko-ligjor, që zbuloi se mësuesja e shkollës fillore u mbyt për vdekje. Oficerët besojnë se ajo luftoi deri në momentin e fundit.
Ata po ashtu dyshojnë se vrasësi ishte i vetëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të së mërkurës. Autori u largua me vrap në momentin që dy kalimtare po vinin drejt vendit të ngjarjes. Ashling ishte ende gjallë kur mbërriti policia. Ata u përpoqën t’i jepnin ndihmë mjekësore, por e reja nuk u arrit të shpëtohej.
Hetuesit e çështjes thanë se nuk do të lenë asnjë gur pa lëvizur derisa të çojnë para drejtësisë vrasësin e saj.
Rruga ku 23-vjeçarja u vra, mban emrin e Fiona Pender, e cila për herë të fundit u pa në orën 06:00 më 23 Gusht të vitit 1996. Që prej asaj kohe hetimet për zhdukjen e saj vijojnë, por fati i Fionës mbetet i panjohur.
Më të lexuarat


Seri shpërthimesh në këtë shtet, të paktën 14 të vrarë

Lufta në Ukrainë/ Media zvicerane bën deklaratën e fortë: NATO mund të ndërhyjë së shpejti në Detin e Zi, ja arsyeja

Prokurorët kërkojnë të dënohet ne burg me ish-kryeministri Silvio Berluskoni, ja sa vite

E tmerrshme/ Policia bastis zonën e varfër urbane, vriten dhjetë kriminelë dhe një grua e pafajshme

Alarm në Britani/ Autoritetet shëndetësore të shqetësuar, konfirmohen 78 raste të lisë së majmunit

“Nuk financojmë organizata terroriste”, aplikoi për në NATO, Suedia i përgjigjet pretendimeve të Erdogan

‘Çmendet’ moti në kohë pranvere/ Breshëri me madhësi sa një kokërr arre shkatërron të mbjellat dhe automjetet (Video)

Zelensky më i vendosur se kurrë: Ja cila është rruga e vetme për të vijuar bisedimet me Rusinë

“19 fëmijë dhe dy mësues të vrarë”, si e paralajmëroi ngjarjen tragjike autori: Kam një sekret të keq (Mesazhe me ndjekësen e panjohur pak para sulmit)

Ngjarja tragjike në Teksas, Biden del me kërkesën urgjente ndaj Kongresit
